Home / Lajme / Maqedoni / Struga komuna e parë që udhëhiqet nga kryetar shqiptar që do të menaxhoj tokën ndërtimore shtetërore

Struga komuna e parë që udhëhiqet nga kryetar shqiptar që do të menaxhoj tokën ndërtimore shtetërore

14 nentor-“Komuna e Strugës është komuna e parë e cila udhëhiqet nga kryetar shqiptar që i plotëson kushtet ligjore dhe do të udhëheqë me menaxhimin e pronës shtetërore ndërtimore, e cila pronë shtetërore do të vihet në shërbim të qytetarëve apo investitorëve të vendit ose të huaj. Me këtë do të forcohet kapaciteti financiar i komunës së Strugës me çka do të përfitojnë qytetarët e Strugës. Nga Ministria e Vetëqeverisjes Lokale, komunës së Strugës i janë ndarë 5 milion denarë për realizimin e tre projekteve”, tha ministri Bejta.

Komuna e Strugës është komuna e parë me kryetar shqiptar e cila merr të drejtën për të menaxhuar me tokën shtetërore për ndërtim, u tha në takimin e realizuar midis kryetarit të Komunës së Strugës Ramiz Merko dhe ministrit të Vetëqeverisjes Lokale Nevzat Bejta.

“Biseduam për menaxhimin me tokën ndërtimore. Ne me programin të cilin e solli këshilli i komunës për një numër të madh të pullave për qëllime industriale dhe individuale, ne jemi ndër të parët të cilët këtë program e realizuam dhe se shpejti ky program do të jetë edhe në tenderim që do të jetë në interes të qytetarëve për të marrë tokë ndërtimore”, deklaroi Merko.

Ministri Bejta shprehu kënaqësinë që edhe komuna e Strugës arriti të merr të drejtën për të menaxhuar me tokën ndërtimore. Ai tha me mjete të Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale në Strugë këtë vit realizohen tre projekte.

“Komuna e Strugës është komuna e parë e cila udhëhiqet nga kryetar shqiptar që i plotëson kushtet ligjore dhe do të udhëheqë me menaxhimin e pronës shtetërore ndërtimore, e cila pronë shtetërore do të vihet në shërbim të qytetarëve apo investitorëve të vendit ose të huaj. Me këtë do të forcohet kapaciteti financiar i komunës së Strugës me çka do të përfitojnë qytetarët e Strugës. Nga Ministria e Vetëqeverisjes Lokale, komunës së Strugës i janë ndarë 5 milion denarë për realizimin e tre projekteve”, tha ministri Bejta.

Bejta dhe Merko biseduan edhe për problemet me të cilat ballafaqohet kjo komunë, sidomos problemet në arsim. Merko tha se për Komunën e Strugës, arsimi është në vend të parë.

“Duke filluar nga problematika e arsimit parashkollor, fillor, të mesëm dhe të atij universitar ne kërkuam nga ministri që të na përmbaj në rritjen e procesit edukativo arsimor por gjithashtu u ankuam për mungesën e mjeteve që vijnë nga bllok donacione të cilët vijnë nga ministria e Arsimit për ngrohjen, për transportin e nxënësve dhe për mjetet e tjera ë cilat janë në mungesë, në drejtim të kuadrit arsimor për vendbanimin e Labunishtës dhe Podgorcës”, u shpreh Merko.

Ministri i Vetëqeverisjes Lokale, i shoqëruar edhe nga Merko e vizituan Qendrën për Zhvillim të Rajonit Jugperëndimor me seli në Strugë, ku kreu i komunës së Strugës është edhe kryetar i kësaj qendre.

“Deri më tani janë realizuar mbi dhjetëra projekte dhe vetëm këtë vitë në Strugë janë duke u realizuar tre projekte me vlerë pesë milion denarë, siç është kanalizimi në Vranishtë, kolektori dhe kaptazhat në Dollogozhdë. Me ligj nga viti 2007, 1 për qind i BPV-së duhet t’u kalon rajoneve dhe një nga ato rajone është edhe rajoni jugperëndimor me seli në Strugë, që përfshinë 13 komuna. Deri tani ky ligj nuk është zbatuar sidomos për shpërndarjen e mjeteve, ato mjete të shpërndara deri më tani kanë qenë të vogla por gjithësisë janë pozitive”, tha Merko.

Ministri Nevzat Bejta tha se mjetet që u ndahen qendrave rajonale janë të vogla dhe se këto mjete duhet t’i ndaj MVL-ja

“Problemi kryesor është financimi i regjioneve. Deri më tani një përqind e mjeteve që duhet t’u ndahet regjioneve duhet të zbatohet në praktikë ligji për zhvillim të barabartë regjional. Realizimin e projekteve e bëjnë ministritë e ndryshme. Më mirë është që ato mjete t’i ndahen MVL-së dhe më pas komiteti nacional ua ndan regjioneve dhe vet regjionet do të dinë ti menaxhojnë projektet”, tha ministri Bejta.

Ai, nga Sekretariati për Bashkëpunim ndërkufitar midis Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Shqipërisë në Strugë u bëri thirrje qytetarëve të zonave kufitare të aplikojnë me projekte me qëllim që t’i shfrytëzojnë mjetet nga Bashkimi Evropian që do të shkojnë në interes të të dy vendeve.

“Sekretariati për bashkëpunim ndërkufitar mes Maqedonisë dhe Shqipërisë është shumë i rëndësishëm. Tani për tani është bërë thirrja e tretë publike dhe shfrytëzoj rastin ti informoj qytetarët se të gjithë mund të konkurrojnë me projekte për të marrë para të cilat financohen nga Bashkimi Evropian për realizimin e projekteve, shuma e të cilave arrijnë mbi 2,4 milion euro dhe me këto projekte më shumë do të përfitojnë qytetarët e zonave kufitare”, deklaroi ministri Bejta

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *