Home / Lajme / Maqedoni / Takim i kryetarit të BDI-së Ahmeti me deputetë të Parlamentit gjerman

Takim i kryetarit të BDI-së Ahmeti me deputetë të Parlamentit gjerman

2 nentor-Duke folur për procesin e regjistrimit të popullsisë, lideri i BDI-së tha se nevojitet miratimi i një ligji të ri, por për këtë çështje duhet të ketë konsensus etnik dhe njëkohësisht të bëhet reformimi i Entit Shtetëror të Statistikës.

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti, sot u takua me kryetarin e Grupit Parlamentar gjerman për Marrëdhënie me Evropën Juglindore, deputetin Piter Vajs, bashkë me kolegët nga Bundestagu gjerman Mariluize Bek dhe Uta Capf, në prezencën e ambasadores gjermane Gudrun Shtajnaker dhe zëvendës ambasadorit Valter Lojks, thuhet në kumtesën e Kabinetit të kryetarit të partisë.

Situata politike në vend dhe rajon, implementimi i Marrëveshjes së Ohrit, procesi i regjistrimit të popullsisë, thuhet në kumtesë, kanë qenë temat për të cilat kanë biseduar Ahmeti dhe deputetët gjermanë.

Ahmeti njoftoi kryetarin e Grupit Parlamentar gjerman për Marrëdhënie me Evropën Juglindore dhe deputetët tjerë për funksionimin e koalicionit qeveritar në vigjilje të 100-ditëshit të parë. Ai tha se kjo Qeveri, pjesë e së cilës është BDI-ja, një nga prioritet ka edhe implementimin e Marrëveshjes së Ohrit sepse ky dokument paqësor ka stabilizuar Maqedoninë dhe ka venduar bazat e një shteti multietnik, si një prej kushteve për integrimin e vendit në strukturat euro – atlantike.

Lideri i BDI-së theksoi se angazhimi mbetet në implementimin e ligjeve që burojnë nga MO-ja, zbatimi i shtyllave kryesore, si përfaqësimi i drejt dhe adekuat, procesi i decentralizimi.

Duke folur për procesin e regjistrimit të popullsisë, lideri i BDI-së tha se nevojitet miratimi i një ligji të ri, por për këtë çështje duhet të ketë konsensus etnik dhe njëkohësisht të bëhet reformimi i Entit Shtetëror të Statistikës.

Ahmeti edhe në këtë takim përsëriti qëndrimin e tij se është kundër ndryshimeve të kufijve në rajon. Ai duke folur për situatën në Kosovë, theksoi se ndryshimi eventual të kufijve do të ketë domino efekt edhe në vendet tjera të rajonit.

Për atë arsye Maqedonia duhet zgjidhur çështjen e emrit sa më shpejt, gjë që do të hap rrugën drejt Aleancës veriatlantike, theksoi në këtë takim kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *