Home / Lajme / Maqedoni / Takime të Bejtës në sesionin e 17-të të Këshillit të Evropës në Kiev

Takime të Bejtës në sesionin e 17-të të Këshillit të Evropës në Kiev

3 nentor-Bejta i informoi bashkëbiseduesit për reformat që ka bërë Maqedonia nga viti 2001 e deri tani, për decentralizimin e pushtetit, me gjendjen në të cilën gjendet sot Maqedonia. Ai i informoi edhe për ligjet që janë sjellë në Republikën e Maqedonisë, ku në veçanti e theksoi ligjin për zhvillim të barabartë rajonal. Në këtë takim u diskutua edhe për marrëdhëniet e mira që kanë Turqia dhe Republika e Maqedonisë dhe mundësitë për intensifikim të mëtutjeshëm

Në kuadër të sesionit të 17-të të Këshillit të Evropës, që po mbahet më 3 dhe 4 nëntor në Kiev të Ukrainës, ministri i Vetëqeverisjes Lokale i Republikës së Maqedonisë Nevzat Bejta ka realizuar një sërë takimesh me përfaqësues të vendeve pjesëmarrëse në këtë konferencë.

Bejta realizoi takim me zëvendësministrin e Punëve të Brendshme të Republikës së Shqipërisë, Ferdinand Poni, me të cilin në përgjithësi bisedën e fokusuan për vetëqeverisjen lokale, vështirësitë dhe sfidat që i sjell procesi i decentralizimit dhe beneficionet që qytetaret i kanë prej këtij procesi. Të dy bashkëbiseduesit thanë se njëkohësisht duhet të vazhdohet me reforma që rezultatet të jenë edhe më të mëdha.

Ministri Bejta realizoi takime edhe me kryetarin e Asamblesë parlamentare të Këshillit të Evropës Mevlut Çavushoglu dhe me Drejtorin e përgjithshëm të autoriteteve lokale në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Turqisë, Javuz Selim Kosger.

Bejta i informoi bashkëbiseduesit për reformat që ka bërë Maqedonia nga viti 2001 e deri tani, për decentralizimin e pushtetit, me gjendjen në të cilën gjendet sot Maqedonia. Ai i informoi edhe për ligjet që janë sjellë në Republikën e Maqedonisë, ku në veçanti e theksoi ligjin për zhvillim të barabartë rajonal. Në këtë takim u diskutua edhe për marrëdhëniet e mira që kanë Turqia dhe Republika e Maqedonisë dhe mundësitë për intensifikim të mëtutjeshëm.

Ministri i Vetqeverisjes Lokale me këtë rast kërkoi përkrahjen e Republikës së Turqisë për të investuar në Maqedoni. Çavushoglu, përmendi afërsinë që e ka me Gostivarin, veçanërisht me fshatin Banjicë të kësaj komune. Ai shprehu gatishmërinë e tij dhe të Republikës së Turqisë për të ndikuar te organizata turke TIKA për të investuar në një rajonale, që do bënte paketimin e prodhimeve bujqësore

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *