Home / Lajme / Maqedoni / Të premten në Muzeun e qytetit të Shkupit koncert me pianistin Desar Sulejmani dhe trion Kosova

Të premten në Muzeun e qytetit të Shkupit koncert me pianistin Desar Sulejmani dhe trion Kosova

8 nëntor-Trioja harkore Kosova është formuar në vitin 2003 nga ana e instrumentalistëve eminentë si Sihana Badivuku – violonë, Blerim Grubi – violë dhe Antonio Gashi – violonçel. Që nga themelimi e deri mës sot intepreton në festivale të njohura, në koncerte në Maqedoni, Kosovë dhe më gjerë në rajon. Në repertoarin e Trios janë të përfshira vepra të barokut deri te ato të kompozitorëve bashkëkohor.

Qendra informative kulturore organizon koncert të titulluar “Udhëtim artistik me përpunimin e këngëve të vjetra qytetare shqiptare”, me Desar Sylejmanin në piano, dhe Trion harkore Kosova, në përbërje të Sihana Badivukut – violinë, Blerim Grubit – violë dhe Aristidh Prosit – violonçel. Koncerti do të mbahet në Muzeun e Qytetit të Shkupit, të premten në orën 20.

Përpunimet e këngëve të vjetra qytetare për piano kuartet janë nga Desar Sulejmani.

Desar Sulejmani është i lindur më 1978 në Shkodër. Arsimimin muzikor e fillon në moshën gjashtëvjeçare në qytetin e lindjes. Vazhdon në Tiranë, ku në Shkollën kombëtare të artit “Jordan Misja” përfundon shkollën e mesme në klasën e prof. Nadezda Porodinit. Është pjesëmarrës dhe fitues i çmimeve të para deh të dyta në gara kombëtare për piano. Në vitin 1998 largohet për në Gjermani, ku edhe sot jeton dhe punon. Diplomoi dhe magjistroi në piano, muzikë kamertale dhe dirigjim në Universitetin e arteve Folkwang në Esen, në klasën e profesorëve të shquar. Prej vitit 2006 është dirigjent i përhershëm i Simfonisë “Heinrich Heine” në Dyseldorf. Si dirigjent punon me orkestra të njohura në Gjermani, Shqipëri, Uzbekistan, Kosovë… Krahas kësaj, vazhdon të interpretopjë si pianist, duke bashkëpunuar ngushtë me emra të njohur të muzikës.

Trioja harkore Kosova është formuar në vitin 2003 nga ana e instrumentalistëve eminentë si Sihana Badivuku – violonë, Blerim Grubi – violë dhe Antonio Gashi – violonçel. Që nga themelimi e deri mës sot intepreton në festivale të njohura, në koncerte në Maqedoni, Kosovë dhe më gjerë në rajon. Në repertoarin e Trios janë të përfshira vepra të barokut deri te ato të kompozitorëve bashkëkohor.

Ideja e anëtarëve është të promovohen kompozitorët nga Kosova, Maqedonia, Shqipëria dhe Ballkani më gjerë në Evropë. Prej vitit 2008 anëtar i Trios është Aristidh prosi – violonçel

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *