Home / Sport / Të shtunën në Pirok zhvillohet ndeshje revyale Piroku – Flamurtari

Të shtunën në Pirok zhvillohet ndeshje revyale Piroku – Flamurtari

Në këtë përballje të dy ekipeve që kanë traditë të gjatë në komunë e Bogovinës së para duke filluar nga ora 12,00 do takohen veteranët këtyre klubeve, ndërsa nga ora 13,00 edhe ekipet e të rinjve (seniorëve).

Të shtunë në stadiumin e fshatit Pirok do të zhvillohet një ndeshje revyale ndërmjet ekipi të Piroku dhe Flamurtarit nga Sëllarca e Epërme. Është një ide e disa adhuruesve të futbollit të cilët dëshirojnë të nxisin këto dy ekipe që të ngjallin e aktivitet e futbollit në këto dy vendbanime ku gjithmonë ka pasur adhurues të shumtë. Jam i bindur se pikërisht kjo ndeshje do të jetë një pikënisje për riaktivizimin e këtyre dhe klubeve tjera të cilët në vite e fundit për shkaqe të ndryshme nuk janë aktive. Takimi me ekipin Flamurtarit ka qëllim miqësor. Ky takim është një rast i mirë që të nderojmë të ndjerin Naser Ismaili me një minutë heshtje, pasi ai ishte legjendë e futbollit në Sëllarcën e Epërme dhe këtë rajon” tha njëri ndër ideatorët për zhvillimin e kësaj ndeshje Raif Alija .
Në këtë përballje të dy ekipeve që kanë traditë të gjatë në komunë e Bogovinës së para duke filluar nga ora 12,00 do takohen veteranët këtyre klubeve, ndërsa nga ora 13,00 edhe ekipet e të rinjve (seniorëve).

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *