Home / Lajme / Maqedoni / Tetovë:Policia zbuloi dhe konfiskoi nëntë kilogramë marihuanë

Tetovë:Policia zbuloi dhe konfiskoi nëntë kilogramë marihuanë

22 nëntor-jatë kontrollimit të automjetit, janë gjetur nëntë paketime me marihuanë të cilësisë së lartë, që ishin vendosur para ulëses së bashkëvozitësit dhe në ulësen e pasme, të ngjitur me trakë të bardhë, që pesha e përgjithshme e të cilave paraqiste 8 kilogramë e 925 gramë

Policia nga stacioni policor Tetovë fundjavën e kaluar në autostradën Shkup – Tetovë, gjatë bastisjes së një automjeti udhltarësh me targa të Ohrit, drejtuar nga strugani (J.SH.) zbuloi dhe konfiskoi rreth nëntë kilogramë marihuanë.

Siç kumtoi sot MPB, në autostradë, në afërsi të fshatit Zhelinë, nëpunës të policisë të Stacionit policor në Tetovë për siguri në komunikacionin rrugor, kanë ndalauar automjetin “reno-megan” me targa të Ohrit, që e ka drejtuar 41-vjeçari J.SH. nga Struga, në të cilin ndodhej edhe bashkëqytetari i tij A.A. (32).

Gjatë kontrollimit të automjetit, janë gjetur nëntë paketime me marihuanë të cilësisë së lartë, që ishin vendosur para ulëses së bashkëvozitësit dhe në ulësen e pasme, të ngjitur me trakë të bardhë, që pesha e përgjithshme e të cilave paraqiste 8 kilogramë e 925 gramë.

Paketimet e gjetura, nga të cilat gjashtë ishin në thes polietileni janë video dhe foto-dokumentuar dhe janë marrë, përderisa dy struganët janë paraqitur dhe janë mbajtur në SPB Tetovë.

Me padi adekuate penale, ata dje u nxorën para Gjykatësit hetues në Gjykatën themelore Tetovë, i cili u caktoi masë paraburgimi nga 30 ditë.

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *