Home / Lajme / Maqedoni / Tetovë:Vizita e Berishës me rregjim të veçantë në komunikacion

Tetovë:Vizita e Berishës me rregjim të veçantë në komunikacion

8 nentor-Pronarët të cilët nuk do të veprojnë sipas këtyre rregullave dhe nuk i largojnë automjetet, do të ballafaqohen me sanksionet e parapara ligjore, përderisa automjetet e tyre menjëherë do të merren dhe transportohen me shërbimin-karotres thuhet në kumtesën e sotme të SPB-sës të Tetovës.

Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Sali Berisha, nesër pasdite do të qëndrojë në Tetovë dhe do ta vizitojë komunën e Tetovës dhe dy Universitetet.

Për shkak të kësaj, Sektori i Punëve të Brendshme i Tetovës i informon qytetarët-shfrytëzues të automjeteve motorike që nesër pasdite në periudhën prej orës 16 deri në orën 19 të mos i parkojnë automjetet në vende të palejuara në zonën qendrore të Tetovës ose nëse veçmë janë të parkuar aty, t’i largojnë me kohë.

Pronarët të cilët nuk do të veprojnë sipas këtyre rregullave dhe nuk i largojnë automjetet, do të ballafaqohen me sanksionet e parapara ligjore, përderisa automjetet e tyre menjëherë do të merren dhe transportohen me shërbimin-karotres thuhet në kumtesën e sotme të SPB-sës të Tetovës.

Njëkohësisht nga policia apelojnë deri te qytetarët nëse kjo nuk është e nevojshme, të përmbahen nga lëvizja me automjete nëpër rrugët në qendrën në periudhën e caktuar kohore. Krahas kësaj, u rekomandohet dhe u tregohet që plotësisht t’i repektojnë shenjat e komunikacionit, rregullat dhe dispozitat, të përmbahen në urdhërat e nënpunësve policor dhe në mënyrë adekuate t’i përshtaten regjimit të veçantë trafikor, i cili do të sillet, gjegjësisht do të praktikohet gjatë ditës së neserme, thuhet në kumtesën e lëshuar nga ana e kryeshefit të Sektorit për Punë të Brendëshme në Tetovë, Shefik Bajrami.

.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *