Home / Lajme / Maqedoni / Thaçi dhe Ahmeti urojnë Tiranën zyrtare

Thaçi dhe Ahmeti urojnë Tiranën zyrtare

28 nëntor-Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti dhe ai i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi kanë uruar Tiranën zyrtare me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit kombëtar.

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti dhe ai i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi kanë uruar Tiranën zyrtare me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit kombëtar. “Kam nderin t’ju uroj juve dhe të gjithë qytetarët shqiptar me rastin e Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë dhe Ditës së Flamurit, 28 Nëntori. Në 99 vjetorin e kësaj dite të shënuar për të gjithë shqiptarët, 28 nëntori i vitit 2011 i gjen shqiptarët më të arrirë se kurrë dhe në rrugë të drejtë për t’u bërë një në Evropën e Bashkuar. Në prag të 100 vjetorit të pavarësisë, Shqipëria është vend anëtar i Aleancës më të fuqishme botërore NATO, Kosova arriti të realizojë pavarësinë e merituar, ndërsa shqiptarët në Maqedoni janë të Zot në vendin e vet. Lidhshmëria e mëtejmë me shqiptarët kudo që jetojnë në rajon e faktorizon kombin tonë në element konstruktiv dhe kyç për paqen dhe stabilitetin e rajonit dhe më gjerë. Të gjithë ne, bashkë do të punojmë drejt realizimit të qëllimeve të përbashkëta, integrimit të vendeve tona në NATO dhe Bashkimin Evropian”, thuhet në urimin e kreut të BDI-së Ali Ahmeti deri te kryeministri Sali Berisha, presidenti Bamir Topi si dhe kryeparlamentarja Jozefina Topalli me rastin e Ditës së flamurit. Aty më tej shtohet se gjithashtu, bashkërisht do të realizojmë projektet e lidhjes më të mirë infrastrukturore midis Maqedonisë dhe Shqipërisë, ta avancojmë bashkëpunimin ekonomik dhe politik si dhe të realizojmë kalimin e kufirit vetëm me letërnjoftime nga ana e qytetarëve tanë.

“Me këtë rast, unë gjithashtu rikonfirmoj gatishmërinë time dhe të bashkëpunëtorëve të mi që t’i bashkangjitemi Tiranës dhe Prishtinës në përgatitjet e përbashkëta për festën e madhe të të gjithë shqiptarëve në prag të 100 vjetorit të Ditës së Flamurit dhe të Pavarësisë”, thuhet në urimin e kreut të BDI-së Ahmeti drejtuar lidershipit në Shqipëri.

Ndërkaq, kreu i PDSH-së, Menduh Thaçi në letrën e tij dërguar kryeministrit shqiptar, Sali Berisha është shprehur se ka kënaqësinë që në emrin e tij personal dhe në emër të Partisë Demokratike Shqiptare t’iu uroj gjithë shqiptarëve Ditën e Flamurit. “Kjo ditë e shënuar për të gjithë ne, ka qenë dhe mbetet simbol i bashkimit, unitetit, lidhjes, krenarisë, qëndresës dhe vendosmërisë së popullit shqiptar. Me krenari të madhe dhe besim të plotë uroj që këtë ditë ta kremtojmë në paqë dhe të ardhme më të mirë për shqiptarët kudo që jetojnë”, thuhet në telegram urimin e Thaçit dërguar Berishës. Kreu i PDSH-së me rastin e Ditës së Flamurit ka uruar edhe presidentin shqiptar, Bamir Topi. Thotë që 28 Nëntori ka qenë dhe mbetet simbol i krenarisë, qëndresës dhe vendosmërisë së popullit shqiptarë. “Kjo ditë historike jo vetëm që ka lënë gjurmë në historinë e shqiptarëve, por shërben edhe si udhërrëfyese për një unitet sa më të madh brenda shqiptarë, duke kultivuar vlerat e mirëfillta kombëtare dhe demokratike”, thuhet në telegram-urimin e Thaçit deri te Topi.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *