Home / Lajme / Maqedoni / Thaçi i gatshëm për bashkëpunim me opozitën shqiptare

Thaçi i gatshëm për bashkëpunim me opozitën shqiptare

27 nëntor-Mendoj se më së paku maqedonët e kanë komoditetin për shprehje të nacionalizmit se s`kanë as potencial as kapacitete për atë po më duket se ka projekt që sa më shpejt t`i shkatërojnë vet maqedonasit dhe t2 përfundojnë atje ku me shkatërimin e këtij identiteti fragjil në atë identitetin e vjetër historik serb dhe bullgarë. Po të përmblidhet e tërë kjo shihet se në Maqedoni nuk funksionon shteti i përbashkët shqiptarë dhe maqedonas”, tha Thaçi

Tetovë
Partia Demokratike Shqiptare është e gatshme për kthimin e atyre të cilët kanë braktisur partinë dhe do të pranojnë platformën dhe programën e kësaj partie.

Kështu është shprehur të shtunën në Tetovë, lideri I Partisë Demokratike Shqiptare Menduh Thaçi, gjatë promovimit të sekretares për marrëdhënie me partitë tjera Afërdita Kërçishta dhe Zijadin Sela, sekretar për informim. Lideri i PDSH-së ka shprehur gatishmëri që të bashkëpunojë me të gjitha partitë tjera opozitare, madje duke shtuar se ai vetë do të drëgojë oferta me shkrim për bashkëpunim me opozitën shqiptare.

“Padyshim kjo sështë floskul politike që e themi ne. PDSH-ja është e hapur dhe e gjithë qytetarëve që janë të interesuar dhe ska të drejtë askush askuj ti refuzoj të bëhet anëtar i partisë dhe padyshim duhet pasur mirëkuptim edhe opinioni edhe njerëzit që bashkëngjiten se duhet përkrahur platforma dhe programi i partisë por të njëjtën kohë të respektohet edhe statuti i partisë po për të njëjtën dhe kjo çështje do definohet së shpejti.

Unë në publik së shpejti do bëj oferta me shkrim që askush prej nesh mos mundë të bëj se ky apo ai do apo nuk do të bashkëpunoj. Por i lutem opinionit mos na keqkuptojë ne jemi kokëfortë për ta arrit programin e partisë që do të thotë jemi të gatshëm të inkoorporojmë këtu edhe propozime tjera por ne jemi të bundur se kjo është për momentin varianta më e mire “, deklaroi Thaçi.

Ai shtoi se matematikat se kush do të jetë kandidat për deputet, për kryetar komune, në listat e këshilltarëve janë çështje dytësore, por për Thaçin me rëndësi është që të gjithë të bashkohen rreth një platform të vërtetë, duke nënvizuar se edhe inatet personale duhet lënë mënjëanë. Ai është lutur nga gazetarët që të komentojë djegien e flamurit maqedonas në Kosovë.Për Thaçin këto incidente janë pasojë e keqëqeverisjes aktuale në vend.

“Këto incidente janë si rezultat i nxitjes së qeverisë së Maqedonisë për ngritjet e nacionalizmit maqedonas. Po mundohem shpesh para opinioit të shpjegoj se neve na bëhet një truk i msheft edhe para bashkësisë ndërkombëtare se ky nacionalizëm është si rezultat i konfliktit me Greqinë, por ky nacionalizëm efektin e vërtetë e ka mbi shqiptarët jo me Greqinë se Greqia s`çanë kokën për neve.

Mendoj se më së paku maqedonët e kanë komoditetin për shprehje të nacionalizmit se s`kanë as potencial as kapacitete për atë po më duket se ka projekt që sa më shpejt t`i shkatërojnë vet maqedonasit dhe t2 përfundojnë atje ku me shkatërimin e këtij identiteti fragjil në atë identitetin e vjetër historik serb dhe bullgarë. Po të përmblidhet e tërë kjo shihet se në Maqedoni nuk funksionon shteti i përbashkët shqiptarë dhe maqedonas”, tha Thaçi.(U.H)

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *