Home / Lajme / Maqedoni / Thaçi kritikon 100 ditëshin e qeverisë

Thaçi kritikon 100 ditëshin e qeverisë

9 nëntor-Thaçi tha se duke ju referuar të dhënave të Bashkësisë së fesë Islame në Maqedoni, rreth 7 përqind më pak e muslimanëve therrin kurbane në krahasim me vitet 2006, 2007, 2008. që tregon për gjendjen e rëndë sociale, ekonomike të këtij komuniteti.

Kryetari I Partisë Demokratike Shqiptare Menduh Thaçi, gjatë një takimi me gazetarë të martën në Tetovë, është ndalur në shumë çështje që kanë të bëjnë me 100 ditëshin e parë të qeverisë VMRO-DPMNE-BDI. Kreu i partisë shqiptare në opozitë, ka folur për bllokimin e proceseve integruese në NATO dhe BE, projektin Shkupi 2014, përdorimin e gjuhës shqipe, enciklopedinë, flamurin, tekstet shkollore, fyese për nxënësit shqiptarë, manipulimet me 100 mijë punësimet e rejshme, shkatërrimi ekonomik dhe social i shqiptarëve, shkatërrimi i lirisë së të shprehurit, rregjistrimi, ndryshimet e fundit në kryesinë e PDSH-së, problem me emrin, pres konferenca e BDI-së etj.
“Me rëndësi është bashkërisht të konstatojmë se këto janë jo 100 ditët e kësaj qeverie por janë 1100 ditët e kësaj qeverie. Asgjë në të mirë për shqiptarët nuk ka ndryshuar vetëm, dita –ditës bëhet më keq në të gjitha sferat e jetës. Pika e parë është me integrimet. Ashtu siç na mashtroi Ali AHmeti në vitin 2001, se i çliroi shqiptarët, ju përkujtoj se ai poashtu në vitin 2008 në emër të debllokimit të procesit integrues drejt NATO-së dhe BE-së, kërkoi zgjedhje të parakohëshme dhe vazhdon me një patetikë të pakuptuar ndërkohë në konferencën e fundit për shtyp tha se ai angazhohet për integrim të Maqedonisë në NATo dhe në BE. Tre vjet e gjysëm në mënyrë shumë të paturpshme është duke e shfrytëzuar këtë legjitimitet prej shqiptarëve në emër të këtij procesi ndërsa procesi ka shkuar pas”, tha kryetari I PDSH-së Menduh Thaçi duke folur për proceset integruese.
Ai ka folur edhe për projektin Shkupi 2014, duke theksuar se ky projekt është vetëm një shembull frapant i diskriminimit, vjedhjes, të parave shqiptare dhe këto projekte investohen vetëm në projekte monoetnike.”Është tregues më i mirë i funskionimit të Maqedonisë si shtet etnik vetëm i maqedonasve”, tha Thaçi. Çështja e tretë sipas Thaçit është gjuha, ku është marrë një shembull nga kopshti zoologjik i bastardimit të gjuhës shqipe.
“Ligji I cili u soll nga ky parlament para se të krijohet qeveria, është ligj anti gjuhës shqipe, asnjë lëvizje nuk kemi përpara për përdorimin e gjuhës shqipe.Është shkelur kushtetuta dhe në të njejtën kohë gjuha shqipe nuk do të përdoret edhe mëtutje derisa eziston kjo qeveri”, tha ai.

Çështje tjetër për të cilën ka folur ai ka qenë edhe përdorimi i flamurit.
“Besoni se moralisht dhe politikisht e kam të rëndë shumë rëndë të polemizoj me oponentin tim politik Ali Ahmetin i cili vazhdon me paturpësi të rreje dhe mashtrojë duke thënë në konferencë për shtyp se ai dhe partia e tij nuk do të lejojnë bastardimin e flamurit shqiptar. Shembulli konkret i bastardimit të flamurit të Ali Ahmeti, ai sështë flamuri shqiptar, flamur shqiptar është diçka tjetër duke treguar flamurin para ndërtesës së ELEM-it në në Gostivar.Çështja e pestë është enciklopedia e famshme, çështja e gjashtë janë tekstet fyese shkollore për shqiptarët të cilët vazhdojnë të jenë të papërmirësuara, çështja e shtatë është mashtrimi I madh me 100 mijë punësimet dhe shqiptarët vazhdojnë të kërkojnë zgjidhje jashtë vendit me azilantët e kështu me radhë.”Vazhdojnë që administratorët të ngelin pa vende pune, vazhdojnë me qindra djem dhe vajza të ri shqiptarë të rijnë nëpër shtëpi dhe të marrin rrogë fyese”, theksoi ai.
Thaçi tha se duke ju referuar të dhënave të Bashkësisë së fesë Islame në Maqedoni, rreth 7 përqind më pak e muslimanëve therrin kurbane në krahasim me vitet 2006, 2007, 2008. që tregon për gjendjen e rëndë sociale, ekonomike të këtij komuniteti. Thaçi u ndal edhe për rregjistrimin për të cilin tha se është një tregues i madh se ky shtet nuk ka kapacitete për asnjë operacion serioz.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *