Home / Lajme / Maqedoni / Thaçi takime me diplomatë të BE-së dhe OSBE-së

Thaçi takime me diplomatë të BE-së dhe OSBE-së

16 nentor-“Në qendër të bisedës ishin tema aktuale politike, me theks të veçantë çështja e integrimit të vendit në Bashkimin Evropian. Përfaqësuesit e BE-së lavdëruan konstruktivitetin dhe kontributin e PDSH-së për sa i përket proceseit integrues të vendit. Ndërsa Kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi vlerësoi se konstruktiviteti që demostron PDSH-ja dita ditës po shteret si pasojë e politikës që po udhëheq qeveria aktuale”, thuhet në komunikatën partiake.

Lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi ka zhvilluar sot takime me zyrtarë të lartë të BE-së dhe OSBE.

Tha[i i shoqëruar nga nënkryetari i partisë Imer Aliu në Shkup takuan të deleguarin e BE-së për Balkanin perëndimor Jonas Johnson dhe të deleguarin e BE-së për Maqedoninë dhe Shqipërinë, Perkel Petersen.

“Në qendër të bisedës ishin tema aktuale politike, me theks të veçantë çështja e integrimit të vendit në Bashkimin Evropian. Përfaqësuesit e BE-së lavdëruan konstruktivitetin dhe kontributin e PDSH-së për sa i përket proceseit integrues të vendit. Ndërsa Kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi vlerësoi se konstruktiviteti që demostron PDSH-ja dita ditës po shteret si pasojë e politikës që po udhëheq qeveria aktuale”, thuhet në komunikatën partiake.

Gjithashtu , Thaçi në selinë qendrore të partisë ka pritur shefin e misionit vëzhgues të OSBE-së për zgjedhjet parlamentare të vitit 2011,

Julian Peel Yates.

Në takim është biseduar për zgjedhjet parlamentare të vitit 2011, mangësitë e evidentuara nga misioni vëzhgues i OSBE-së si dhe për rekomandimin gjashtë pikësh që ky mision ia ka adresuar qeverisë së Maqedonisë.

“Kryetari i PDSH-së ka përshëndetur gjashtë pikat që OSBE-ODIHR ia rekomandon qeverisë së Maqedonisë, duke shprehur qëndrimin se në zona të caktuara edhe kësaj radhe pushtetarët me anë të kërcnimeve kanë penguar votuesit që lirshëm të përcaktohen, kanë bërë blerjen e votave, në disa raste kanë shfrytëzuar edhe forcat e rendit publik në formë të logjistikës së një anëshme. Gjithë këto probleme edhe më tej vazhdojnë të pamundësojnë zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe demokratike në vend”, thekson PDSH, duke shtuar se është kërkuar një angazhim më të madh edhe të faktorit ndërkombëtar lidhur me pastrimin e listave zgjedhore nga më shumë se 200 mijë votuesit fiktiv.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *