Home / Lajme / Maqedoni / Thaçi:Nuk kam asgjë të përbashkët me Cërvenkovskin

Thaçi:Nuk kam asgjë të përbashkët me Cërvenkovskin

21 nentor-Në aspektin politik, unë jam kryetrar partie që katër vjet, një mandat e pak më tepër, zotëri Cërvenkovski është kryetar partie që 20 vjet.Në apsketin politik, unë nuk kam drejtuar asnjë institucion shtetëror, qoftë ministër, kryeministër apo ndonjë institucion tjetër, dhe përfundimisht duhet ti ndjamë hesapet, në Maqedoni, vazhdon të shkelen të drejtat e shqiptarëve dhe diskriminimi ekonomik që u bëhet shqiptarëve dhe nuk është e rëndësishme ajo që paraqet opozita maqedonase.

Nuk kam asgjë të përbashkët as politikisht as privatisht por as konceptualisht me Branko Cërvenkovskin. Kështu ka deklaruar sot në Tetovë, kryetari I Partisë Demokratike Shqiptare Menduh Thaçi, i pyetur nga Televizioni Koha lidhur me pohimet e analistëve se Thaçi dhe Cërvenkovski e mbajnë peng opozitën në Maqedoni. Thaçi theksoi se prioritet i PDSH-së mbetet çështja e shqiptarëve të Maqedonisë.”Unë edhe Cërvenkovski skemi asgjë të përbashkët, as nga pamja as nga mënyra se si flasim, as nga nga bërja e politikës. Nuk dua të mbroj veten por vetëm dua tju tregoj shqiptarëve se ky është një nga njëmijë sulmet që më bëhen mua dhe partisë sime dhe ka për qëllim që ta likuidojë opozitën shqiptare dhe ta çojë në prehrin ndash të VMRO-DPMNE-së ndash të LSDM-së. Në aspektin politik, unë jam kryetrar partie që katër vjet, një mandat e pak më tepër, zotëri Cërvenkovski është kryetar partie që 20 vjet.Në apsketin politik, unë nuk kam drejtuar asnjë institucion shtetëror, qoftë ministër, kryeministër apo ndonjë institucion tjetër, dhe përfundimisht duhet ti ndjamë hesapet, në Maqedoni, vazhdon të shkelen të drejtat e shqiptarëve dhe diskriminimi ekonomik që u bëhet shqiptarëve dhe nuk është e rëndësishme ajo që paraqet opozita maqedonase. Në këtë vijë ka shumë keqkuptime por mendoj se shumë shpejt do të eliminohen edhe këto keqkuptime.Çështja parësore që dua të them është se shumë njerëz që kanë vepruar kundër kësaj partie në zgjedhjet e fundit, shumë votues të cilët fatkeqësisht e shitën votën e tyre për 500 derarë, unë jam I ndërgjegjshëm se I bren ndërgjegja, nuk mund të flejnë rehat, dhe duke dashur ta shpërlajnë atë ndërgjegje të përlyer dhe thuan se Menduh Thaçi nuk do të fitojë, aty e ka fitoren . Unë ju them atyre që t`I kthehen opcionit, platformës dhe përcaktimi të kësaj partie, të shpërlajnë ndërgjegjen e tyre, ti ndihmojnë Menduh Thaçit, partisë, njerëzve për rreth tij që çeren e thyer, të turpëruar dhe të poshëtruar të shqiptarëve që e ka në dorë Ali Ahmeti, tja japin kësaj strukture e cila gjithmonë do të dijë ta çojë këtë çështje përpara në mënyrë krenare”, deklaroi Thaçi

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *