Home / Lajme / Maqedoni / Thatësia vjeshtore vazhdon, gjendja me të mbjellat bujqësore shqetësuese

Thatësia vjeshtore vazhdon, gjendja me të mbjellat bujqësore shqetësuese

25 nëntor-“Reshjet nuk e lagën shtresën sipërfaqësore të tokës, ndërsa edhe më pak shtresat më të thella ku nuk ka lagështi produktive qasëse për bimët. Me matjet e fundit të lagështisë minimale paraqitet në shtresën prej 20 deri 30 centimetra i cili për momentin është joqasës për të mbjellat vjeshtore dhe për kokrrën e mbjellur që ndodhet deri 5 centimetra thellësi dhe ku toka është e thatë”, thotë Angellko Angellevski, këshilltar për agrimeteorologji në DPHM.

Thatësia vjeshtore vazhdon. Reshjet e përkohshme të shiut që gjatë ditëve të kaluara i goditën kryesisht pjesët perëndimore të Maqedonisë, aspak nuk i kënaqën nevojat e sipërfaqeve bujqësore, thonë agrometeorologët.

Sipas Drejtorisë për punë hidrometeorologjike (DPHM), një mot i këtillë në këtë periudhë të vitit nuk ëshrë shënuar gjatë pesëmbëdhjetë viteve të fundit.

Gjendja ende nuk është alarmante, por shqetëson sepse në këtë moment nevojiten të paktën 50 deri 80 litra shira në metër katror të cilat do t’i kënaqnin nevojat e të mbjellave dhe do ta kompensonin deficitin e madh të ujit në tokë.

“Reshjet nuk e lagën shtresën sipërfaqësore të tokës, ndërsa edhe më pak shtresat më të thella ku nuk ka lagështi produktive qasëse për bimët. Me matjet e fundit të lagështisë minimale paraqitet në shtresën prej 20 deri 30 centimetra i cili për momentin është joqasës për të mbjellat vjeshtore dhe për kokrrën e mbjellur që ndodhet deri 5 centimetra thellësi dhe ku toka është e thatë”, thotë Angellko Angellevski, këshilltar për agrimeteorologji në DPHM.

Mbirja e sipërfaqeve të mbellja të vonshme është vështirusuar përfundimisht, ndërsa kjo do të thotë se lehtë mund të ndodh që të mbjellta të hynë në kushte të ardhjes së dimrit të papërgatitur, kur rezistenca ndaj temperaturave të ulta minimale është më e vogël.

Edhe javën e ardhshme pritet mot stabil dhe i thatë me temperatura të ulta negative minimale dhe temperatura ditore diçka më të larta

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *