Home / Sport / “Time”: Mesi, kandidat për çmimin “Personaliteti i vitit 2011”

“Time”: Mesi, kandidat për çmimin “Personaliteti i vitit 2011”

Në listë përfshihen edhe emra shumë të njohur të fushave të tjera, si Steve Jobs, Angela Merkel, Barack Obama, Hillary Clinton, Silvio Berlusconi, Kate Middleton apo Nicolas Sarkozy.

Revista amerikane “Time” ka përfshirë argjentinasin e Barcelonës, Leo Mesin, mes 32 kandidatëve, të nominuar si garues për çmimin “Personaliteti i vitit 2011”. Në listë përfshihen edhe emra shumë të njohur të fushave të tjera, si Steve Jobs, Angela Merkel, Barack Obama, Hillary Clinton, Silvio Berlusconi, Kate Middleton apo Nicolas Sarkozy. Çmimi do të deklarohet në muajin dhjetor, kur do të shuhet edhe kurioziteti se kush e merr “Personaliteti i vitit 2011”. Revista amerikane ka sqaruar se Lionel Mesi ka arritur të krijojë bindjen mes fansave në gjithë botën se është lojtari më i mirë i gjeneratës së tij. Ai është kandidati kryesor edhe për fitimin e cmimit prestigjioz ndërkombëtar “Topi i Artë”.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *