Home / Sport / “Top përfaqësuesit” europianë, Altin Lala nderon Shqipërinë

“Top përfaqësuesit” europianë, Altin Lala nderon Shqipërinë

Ish-kapiteni kuqezi, Altin Lala, është lojtari shqiptar me më shumë ndeshje me kombëtaren tonë, gjithsej 79.

E përditshmja e mirënjohur spanjolle “Marca” ka bërë një përmbledhje të lojtarëve, që kanë rekordin e lojtarëve me më shumë aktivizime (ndeshje) në kombëtaret respektive. Futbollisti me më shumë aktivizime në kombëtaret europiane rezulton ish-pjesëtari i kombëtares letoneze, Vitali Astafjevs, i cili në 18 vitet karrierë (1992-2010) ka regjistruar 167 ndeshje me kombëtaren e tij. Ish-kapiteni kuqezi, Altin Lala, është lojtari shqiptar me më shumë ndeshje me kombëtaren tonë, gjithsej 79. Bie në sy bilanci i njëjtë i ndeshjeve mes dy portierëve spanjollë, ish-it Andoni Zubizarreta si dhe “gardianit” aktual të kombëtares iberike, Iker Casillas, të cilët kanë nga 126 paraqitje.
Ja edhe renditja e lojtarëve me më shumë aktivizime në kombëtaret europiane:

1.Vitali Astafjevs (Letoni): 167 ndeshje
2.Martin Reim (Estoni): 157
3.Lotar Mateus (Gjermani): 150
4.Thomas Ravelli (Suedi): 143
5.Lilliam Thuram (Francë): 142
6.Jari Litmanen (Finlandë): 137
7.Fabio Cannavaro (Itali): 135
8.Dorinel Munteanu (Rumani): 134
9.Edëin Van der Sar (Holandë): 130
10.Peter Schmeichel (Danimarkë): 129
11.Luis Figo (Portugali): 127
12.Iker Casillas (Spanjë): 126
12.Andoni Zubizarreta (Spanjë): 126
13.Peter Shilton (Angli): 125
14.David Carabott (Maltë): 121
15.Theodoros Zagoraqis (Greqi): 120
16.Rustu Reçber (Turqi): 120
17.Pat Jennings (Irlandë e Veriut): 119
18.Karel Poborsky (Çeki): 118
19.Sarkis Hovsepian (Armeni): 118
20.Heinz Hermann (Zvicër): 117
21.Shay Given (Irlandë): 111
22.Viktor Onopko (Rusi): 109
23.Anatoli Timoshchuk (Ukrainë): 107
24.Thorjborn Svenssen (Norvegji): 104
24.Runar Kristinsson (Islandë): 104
25.Andreas Herzog (Austri): 103
25.Miroslav Karhan (Sllovaki): 103
26.Savo Millosheviç (Serbi): 102
26.Dejan Stankoviç (Serbia): 102
26.Borislav Mihaylov (Bullgari): 102
26.Michal Zeëlakoë (Poloni): 102
26.Kenny Dalglish (Skoci): 102
27.Josef Bozsik (Hungari): 101
27.Mario Frick (Lihtenshtejn): 101
28.Dario Simic (Kroaci): 100
29.Jeff Strasser (Luksemburg): 98
30.Jan Ceulemans (Belgjikë): 96
31.Ionannis Okkas (Qipro): 95
32.Arik Benado (Izrael): 92
32.Neville Southall (Uells): 92
33.Goce Sedloski (Maqedoni): 88
34.Oscar Sonejee (Andora): 86
34.Kakha Kaladze (Gjeorgji): 86
35.Oli Johannesen (Ishujt Faroe): 83
35.Skerlos Andrius (Lituani): 83
36.Zlatko Zahovic (Slloveni): 80
37.Sergei Gurenko (Bjellorusi): 79
37.Altin Lala (Shqipëri): 79
38.Damiano Vannucci (S.Marino): 78
39.Aslan Kerimov (Azerbajxhan): 75
40.Radu Rebeja (Moldavi): 74

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *