Home / Sport / Trajneri Van Gal rikthehet tek Ajaksi pas ikjes nga Bayern

Trajneri Van Gal rikthehet tek Ajaksi pas ikjes nga Bayern

Skuadra holandeze, njoftoi se përveç Van Gal, në Amsterdam do të kthehet edhe Dani Blid si drejtor teknik, derisa në postin e drejtorit financiar do të jetë Martin Sturkenbom.

Trajneri holandez, Luis van Gal nga 1 korriku i vitit të ardhshëm do të marrë postin e drejtorit të përgjithshëm të Ajaksit.
Skuadra holandeze, njoftoi se përveç Van Gal, në Amsterdam do të kthehet edhe Dani Blid si drejtor teknik, derisa në postin e drejtorit financiar do të jetë Martin Sturkenbom.
Van Gal, i cili sezonin e kaluar u shkarkua në Bajern Munih, karrierën si trajner e ka filluar në Ajaks para dy dekadash. Holandezi me Ajaksin ka fituar Kupën UEFA në vitin 1992, ndërsa tri vjet më vonë erdhi edhe deri te trofeu në Ligën e Kampionëve.
Van Gal në vitin 2003 u kthye tek Ajaks, në postin e drejtorit teknik, por një vit më vonë dha dorëheqje.

Mjeshtri holandez pati nje sezon te deshtuar vitin qe shkoi tek Bayern Munchen prej nga u largua para kohe.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *