Home / Lajme / Maqedoni / Tre shqiptarë nga Tetova humbin jetën në aksident

Tre shqiptarë nga Tetova humbin jetën në aksident

Aksidenti i rëndë sipas policisë serbe ka ndodhur rreth orës 07.20 të mëngjesit, kur makina e tipit “Fiat Bravo” me targa italiane me të cilën po udhëtonin katër tetovarët u përlplas me një kamion me targa serbe në afërsi të Banjës së Bujanocit në magjistralen Vranjë-Bujanoc.

Tre shqiptarë nga Tetova kanë humbur jetën sot në mëngjes në aksidentin e rëndë që ka ndodhur në afërsi të Banjës së Bujanocit në jug të Serbisë.

Aksidenti i rëndë sipas policisë serbe ka ndodhur rreth orës 07.20 të mëngjesit, kur makina e tipit “Fiat Bravo” me targa italiane me të cilën po udhëtonin katër tetovarët u përlplas me një kamion me targa serbe në afërsi të Banjës së Bujanocit në magjistralen Vranjë-Bujanoc.

Deri tek aksidenti ka ardhur në momentin kur makina me katër tetovarët po tejkalonte një makinë tjetër dhe ajo është përplasur me kamionin që lëvizte në kahjen tjetër. Njëri nga katër tetovarët ka mbetur gjallë dhe me plagë të rënda. Disa nga mediat serbe kanë publikuar emrat e viktimave të cilat janë: Sabira Ferati, Tahir Etemi, Shaqir Halimi. Personi i katër i plagosur rëndë është Nafis Ferati, i cili është shtrirë për shërim në Spitalin e Vranjës. Lëndime të rënda gjithashtu ka pësuar edhe shoferi i kamionit i kompanisë “Max Lager” nga Kragujevci.
Viktimat që pësuan në aksident ishin emigrantë që po punonin në Itali

Gjithashtu lexo

Arrestohet 51 vjeçari në ‘Tabanoc’, një ndër personat e kërkuar nga INTERPOLI

Më 16.08.2017, rreth orës 20:15 në vendkalimin kufitar “Tabanoc”, nga ana e policëve është arrestuar …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *