Home / Sport / Van Der Sar la futbollin, tani shfaqet si maratonist

Van Der Sar la futbollin, tani shfaqet si maratonist

Edvin Van Der Sar është shfaqur duke garuar si maratonist në Nju Jork të SHBA, ku morën pjesë më shumë se 47 mijë njerëz.

I ka surprizuar të gjithë gjigandi holandez i portës, i tërhqeur tashmë nga futbolli. Edvin Van Der Sar është shfaqur duke garuar si maratonist në Nju Jork të SHBA. Kësisoji, pasi e përfundoi karrierën e futbollistit aktiv edicionin e shkuar, pas disa sezoneve të shkëlqyera tek Manchester United, holandezi ka dëshmuar se nuk ka ndërmend ta lërë sportin, si argëtim. Ai ishte pjesëmarrës i maratonës së Nju Jorkut, në të cilën morën pjesë më shumë se 47 mijë njerëz. Ish-portieri i kombëtares së Holandës, i Juventusit dhe i Mançester United, Van Der Sar, e kaloi suksesshëm këtë maratonë, që zgjati për më shumë se 4 orë. Nga organizatorët e këtij eventi është pohuar se përgatitja e tij fizike ishte mjaft e lartë.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *