Home / Lajme / Maqedoni / Vazhdimi i rregullit parter të shëtitores te bregu I lumit Vardar në qytetin e Gostivarit.

Vazhdimi i rregullit parter të shëtitores te bregu I lumit Vardar në qytetin e Gostivarit.

30, nëntor-Prej pesë propozim projekteve të cilat u hodhën në votim “Shëtitorja e Vardarit” ishte propozimi i cili mori mbështetjen e 9 prej gjithsej 10 tavolinave të punës.

Në sesionin e fundit të “Forumit buxhetor” i cili tash e disa muaj implementohet në komunën e Gostivarit, pjesëmarrësit në forum, përmes votës së tyre vendosën që me fondin e ndarë të financohet vazhdimi i rregullit parter të shëtitores te bregu I lumit Vardar në qytetin e Gostivarit.

Prej pesë propozim projekteve të cilat u hodhën në votim “Shëtitorja e Vardarit” ishte propozimi i cili mori mbështetjen e 9 prej gjithsej 10 tavolinave të punës.

Naxhi Xhelili, sekretar i komunës së Gostivarit, duke përgëzuar pjesëmarrësit për përzgjedhjen e mirë të propozim-projektit dhe duke uruar të gjithë të gjithë të involvuarit në këtë Program për punën e suksesshme dhe kontributin e dhënë, mes tjerash theksoi: “Komuna e Gostivarit, do të sigurojë edhe mjetet shtesë të nevojshme për implementimin e këtij projekti, ndërsa të gjitha propozimet tjera të arsyeshme të dala nga ky forum, do të jenë në listën e prioriteteve gjatë përpilimit të buxhetit komunal për vitin 2012”. Ai falënderoi donatorin, Agjencinë zvicerane për zhvillim dhe bashkëpunim SDC, si dhe organizatën implementuese të projektit, Fondacioni Shoqëri e Hapur në Maqedoni (FSHHM).

Të pranishmit në emër të SDC-së i përshëndeti Miodrag Koliq, ndërsa në emër të FSHHM-së, Sunçica Gjeorgjieska.

“Kam kënaqësi të veçantë që përzgjodhët këtë propozim-projekt, sepse ky projekt paraqet vazhdimësi të projektit paraprak i cili me shumë sukses u realizua në qytetin tuaj në kuadër të të njëjtit program, respektivisht Programit Forume në Bashkësi”, theksoi Koliq.

Fondi i përgjithshëm për këtë projekt është 4,8 milion, prej të cilave gjysmën i siguron donator SDC, ndërsa gjysmën tjetër Komuna e Gostivarit. Sipas para llogaritjeve projekti do të kushtojë rreth 5,5 milion denarë, ndërsa dallimin do ta mbulojë vetë Komuna e Gostivarit.

Programi “Forume në bashkësi”, implementohet për të dytën herë radhazi në Komunën e Gostivarit

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *