Home / Lajme / Rajon / Vdes Leka Zogu i Parë

Vdes Leka Zogu i Parë

30 nëntor-Prej kohësh, për shkak të shëndetit të përkeqësuar, favorizuar dhe nga anoreksia, Leka Zogu i Parë ishte tërhequr thuajse plotësisht nga jeta aktive politike dhe shoqërore. Në vend të tij funksionet publike kryhen nga i biri, Princ Leka dhe drejtuesit e Partisë së Legalitetit, të cilët janë pro monarkisë.

Ndërron jetë në spital pretendenti i fronit mbetëror Leka Zogu i Parë. Ai ndërroi jetë sot në moshën 72-vjeçare pasi qëndroi i shtruar prej disa ditesh në reanimacionin e Neurokirurgjisë, në Spitalin Nr. 5 në Qëndrën Spitalore Universitare në Tiranë pasi pësoi një fibrilacion arterial, formë e aritmisë.

Prej kohësh, për shkak të shëndetit të përkeqësuar, favorizuar dhe nga anoreksia, Leka Zogu i Parë ishte tërhequr thuajse plotësisht nga jeta aktive politike dhe shoqërore. Në vend të tij funksionet publike kryhen nga i biri, Princ Leka dhe drejtuesit e Partisë së Legalitetit, të cilët janë pro monarkisë. Vitet e fundit 73-vjeçari lëvizte vetëm me anën e një karroce me rrota, si pasojë dhe të një dëmtimi në këmbë dhe gjendjes së përgjithshme të përkeqësuar shëndetësore të tij.
“Të dashur familjar të NTM Leka Zogu I,Në emër të të gjithë anëtarëve dhe përkrahësve të Bashkimit Demokratik për Integrim, si dhe në emrin tim personal, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta për ndarjen nga jeta të NTM Leka Zogu I, trashëgimtar i Mbretit Zog.Lajmin për ndarjen nga jeta të pretendentit të fronit mbretëror, NTM Leka Zogu I, e pranova me shumë dhimbje dhe hidhërim. NTM Leka Zogu I ka punuar me përkushtim për Shqipërinë dhe për të gjithë shqiptarët kudo që janë, andaj unë dhe të gjithë bashkëpunëtorët e mijë ndajmë dhimbjen me familjen tuaj të nderuar dhe jemi pranë jush në këto çaste të vështira.NTM Lega Zogu do të kujtohet si figurë e rëndësishme në historinë kombëtare nga të gjithë shqiptarët në veçanti për përkushtimin e tij për mbrojtjen dhe promovimin e çështjes shqiptare në rajon.Ndarja nga jeta e NTM Leka Zogu I është një humbje e madhe për familjen dhe për të gjithë shqiptarët, por unë shpreh bindjen që Oborri Mbretëror Shqiptar dhe trashëgimtari NTM Leka II do të vazhdojnë angazhimin e tij të pareshtur në promovimin e vlerave kombëtare me përkushtim edhe më të madh. Thuhet në telegramin e ngushëllimit të kryetarit të BDI-së Ali Ahmeti.

Letër ngushëllimin e Kryetarit të Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), Menduh Thaçi dërguar Oborrit mbretëror shqiptar.

“Me keqardhje të thellë pranuam lajmin për ndarjen nga jeta të pretendentit për frontin mbretëror lartmadhërisë se tij, Leka Zogu I.
Pa dyshim ky lajm pikëlloi çdo shqiptar. Me ndarjen nga jeta të Lartmadhërisë së tij Leka Zogu I, familjarët humbën njeriun e tyre më të dashur, kurse shqiptarët një figurë të rëndësishme që simbolizonte unitetin dhe përkushtimin për çështjen shqiptare.
Në emër tim personal dhe në emër të Partisë Demokratike Shqiptare ju shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta juve dhe të afërmve të juaj.
Qoftë për jetë kujtimi për Lartmadhërinë e Tij, mbretin Leka Zogu i I”, thuhet në letër ngushëllimin e Kryetarit të Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), z. Menduh Thaçi dërguar Oborrit mbretëror shqiptar.

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *