Home / Sport / Venger: Do ta mbaja Van Persin në skuadër deri në fund të karrierës

Venger: Do ta mbaja Van Persin në skuadër deri në fund të karrierës

“Ëndrra ime është që Van Persi të luajë për Arsenalin deri në fund të karrierës dhe do të bëj gjithçka që është e mundur që kështu edhe të ndodhë. Shpresoj se do të kem sukses për ta bindur”, ka theksuar Venger.

Trajneri i Arsenalit, Arsen Venger, ka shprehur shpresën se sulmuesi i skuadrës së tij, Robin van Persi, do të luajë për ‘Topçinjtë‘ deri në fund të karrierës së tij.
Një deklaratë të tillë, strategu francez e ka dhënë pas fitores që Arsenali e realizoi kundër Noruiçit, 2:1, ku të dy golat i shënoi futbollisti holandez.
“Ëndrra ime është që Van Persi të luajë për Arsenalin deri në fund të karrierës dhe do të bëj gjithçka që është e mundur që kështu edhe të ndodhë. Shpresoj se do të kem sukses për ta bindur”, ka theksuar Venger. Trajneri i Arsenalit është shprehur tejet i kënaqur me paraqitjet e kapitenit të skuadrës.
“Van Persi është një futbollist i jashtëzakonshëm. Ai arrin të marrë vendimet e duhura në të dhjetat e sekondës, që është një faktor shumë i rëndësishëm në fushën e lojës”, ka shtuar Venger.
Van Persi me dy golat e shënuar nga Noruiçit ka arritur në kuotën e 31 golave të shënuar në Ligën Premiere në vitin 2011. Më herët brenda një viti një shifër të tillë të golave e kanë arritur Alan Shirer, Tieri Anri, Rud van Nistelroi dhe Les Ferdinand.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *