Home / Sport / Vërshëllehet Blerim Xhemajli

Vërshëllehet Blerim Xhemajli

Eksperienca e Blerim Xhemajlit në Napoli nuk ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme. Mesfushori shqiptar nuk ka qenë pjesë e rregullt e ekipit napolitan gjatë këtij sezoni, duke e nisur ndeshjen shpesh nga bankina.

Tifozët e Napolit nuk janë të kënaqur me atë që ofron Blerim Xhemajli në fushë. Futbollisti shqiptar është vërshëllyer dhe kontestuar nga shikuesit në ndeshjen e fundit. Trajneri Walter Mazzarri i ka dalë në mbrojtje përfaqësuesit zviceran, por në Itali vlerësojnë se 8,5 milionë eurot e shpenzuara nga Napoli për ish futbollistin e Parmës nuk duken investim i qëlluar.

Eksperienca e Blerim Xhemajlit në Napoli nuk ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme. Mesfushori shqiptar nuk ka qenë pjesë e rregullt e ekipit napolitan gjatë këtij sezoni, duke e nisur ndeshjen shpesh nga bankina.

Por, atëherë kur iu dha rasti për të luajtur nga minuta e parë, duket se nuk i kënaqi shikuesit me paraqitje. Rasti i fundit ishte ndeshja me Lazion, ku përfaqësuesi zviceran u vërshëllye dhe u kontestua nga tifozët e klubit Azzurr.

“Kërkoj nga tifozët një favor: mos i vërshëlleni ose kontestoni disa lojtarë, kur gabojnë në ndonjë pasim. Ju preferoj që të prisni 95 minuta për të kritikuar më pas”, ka thënë trajneri Walter Mazzarri, i cili nuk deshi të përmendte emra, por që iu referua posaçërisht futbollistit më të diskutuar të këtij momenti, Blerim Xhemajli.

Ish futbollisti i Boltonit, i Torinos dhe i Parmës ka luajtur në mesfushë përkrah Gokhan Inlerit, por shfaqi një ndeshje modeste. E vetmja shenjë që la ishte një goditje e bukur nga gjuajtja e lirë, që përfundoi pak mbi portë. Por, kjo nuk i mjaftoi që t’i evitonte vërshëllimat dhe ‘murmurimat’ në stadium, veçanërisht nga tifozeria besnike e klubit.

Ishin apo jo korrekte vërshëllimat për Xhemajlin gjatë ndeshjes, duhet thënë se deri sot 8,5 milionë eurot e harxhuara për Blerimin nuk duken investim fitues, shkruan ueb faqja italiane calciomecato.com.

Djaloshi nuk duket rehat në rolin që po i besohet në thellësi të mesfushës, me të cilin nuk kishte bindur as në Parma sezonin që shkoi. Kur është vendosur më në krah ose si mesfushor përpara, ka qenë më i ngadalshëm, duke bërë gabime serike.

Trajneri Mazzarri duket se i ka rënë pishman që e ka lënë të largohet Pazienzan dhe që ka llogaritur shumë në Donadel, në të cilin nuk po mund të llogaritë. Por, mediat italiane paralajmërojnë përforcime në mesfushë te Napoli gjatë dimrit.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *