Home / Sport / Volejboll, Liria pret kampionen, Shkëndijën

Volejboll, Liria pret kampionen, Shkëndijën

‘Si në cdo ndeshje edhe kësaj rradhe ne hyjmë për të fituar me rezultat maksimal. Jemi favorit dhe këtë duhet ta dëshmojmë në parket. Liri për dallim nga viti i kaluar, tani luan shumë mirë dhe është skuadër për respekt. Ata kanë respektin maksimal nga ana jonë, mirëpo sa i përket epilogut të kësaj përballje ne jemi optimistë. Mendoj se për momentin jemi skuadër më cilësore se Liria dhe për këtë arsye pres fitore të sigurtë’, deklaroi veterani Pëllumb Vela.

Liga e Parë e volejbollit të Maqedonisë këtë fundjavë sjell ndeshjet e xhiros së 6-të, në të cilat në program është derbi i madh i Tetovës, ku Liria pret kampionen në fuqi Shkëndijën. Ky duel zgjon interes të madh në opinion, ndërsa të dyja skuadrat paralajmërojnë angazhim maksimal dhe lojë të bukur që do të kënaqet shijen e dashamirëve të këtij sporti. Shkëndija vitin e kaluar ishte bindëse në kampionat dhe fitoi titullin e kampionit si dhe Kupën e Maqedonisë, ndërsa në anën tjetër Liria kishte sezon për tu haruar, duke mos fituar asnjë set të vetëm gjatë gjithë sezonit. Këtë vit, Shkëndija vazhdon dominimin dhe pas 5 ndeshjeve të zhvilluara, me po aq fitore mbajnë vendin e parë në renditje, ndërsa në anën tjetër Liria ka sjellë ndryshim të madh në aspekt pozitiv. Skuadra nga Zherovjani me disa përforcime të qëlluara dhe me një riorganizim të mirëfillitë në të gjitha strukturat e klubit, në këtë fillim sezoni jep paraqitje solide dhe në katër përballje të zhvilluara (ndeshja Mavis-Liria është shtyrë) kanë shënuar 3 fitore dhe vetëm një disfatë. Me 9-të pikë të tubuara, Liria mban vendin e katërt në renditje, me gjasa që në vazhdim të përmirësohen. ‘Na pret ndeshje e vështirë me Shkëndijën, kualitetet e së cilës janë të pakontestueshme. Bëhet fjalë për ekipin më të mirë në kampionat, fituese e kampionatit dhe Kupës dhe lidere e renditjes tabelare. S’do mend se Shkëndija është favorite në këtë përballje, mirëpo ne nuk dorëzohemi para kohe. Do të japim maksimumin përballë rivalit të fortë, duke shpresuar të kënaqim publikun. Në fund do shohim nëse kjo do të jetë e mjaftueshme për të dalë me rezultat pozitiv përballë Shkëndijës së fuqishme’, shprehen nga tabori i Lirisë. Në anën tjetër Shkëndija në atmosferë të relaksuar është përgatitur për këtë sfidë, ku presin të vazhdojnë serinë e rezultateve positive. ‘Si në cdo ndeshje edhe kësaj rradhe ne hyjmë për të fituar me rezultat maksimal. Jemi favorit dhe këtë duhet ta dëshmojmë në parket. Liri për dallim nga viti i kaluar, tani luan shumë mirë dhe është skuadër për respekt. Ata kanë respektin maksimal nga ana jonë, mirëpo sa i përket epilogut të kësaj përballje ne jemi optimistë. Mendoj se për momentin jemi skuadër më cilësore se Liria dhe për këtë arsye pres fitore të sigurtë’, deklaroi veterani Pëllumb Vela, i cili edhe pse rregullisht është duke u stërviur me ekipin e Shkëndijës, në këtë fillim kampionati luan vetëm kur ka nevojë, duke lënë më shumë hapsirë forcave të reja në ekip. Dueli mes Lirisë dhe Shkëndijës zhvillohet të shtunën në orën 17:00, në palestrën sportive të shkollës së mesme të mejekësisë në Tetovë, ku pritet të ketë numër të madh të tifozëve të të dyja skuadrave. Në ndeshjet tjera të shtunën Strumica pret Mavisin, ndërsa të dielën Sinalko takohet me Sushevën, Vardari pret Kumanovën, ndërsa Borec Brako përballet me Rabotnickin.

Dyshet:
Liria-Shkëndija,
Strumica-Mavisi,
Sinalko-Susheva,
Vardari-Kumanova,
Borec Brako-Rabotnicki.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *