Home / Lajme / Maqedoni / Xhaferi: Revista shkencore ‘Kërkime Historike 4’ po i vendos themelet e historiografisë së shqiptarëve të Maqedonisë

Xhaferi: Revista shkencore ‘Kërkime Historike 4’ po i vendos themelet e historiografisë së shqiptarëve të Maqedonisë

2 nentor-Kjo revistë me seriozitetin e treguar po i vendos themelet e historiografisë së shqiptarëve të Maqedonisë dhe jo rastësisht ne gjendemi në këtë promovim për të përcjellë mesazhin se do të ketë përkrahjen e vazhdueshme institucionale, siç është ky botim që promovojmë sot”, theksoi Xhaferi

Zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Musa Xhaferi, sot mori pjesë në promovimin e revistës shkencore “Kërkime Historike-4”, të botuar nga Shoqata e Historianëve shqiptarë në Maqedoni.

Zëvendëskryeministri Xhaferi theksoi se rëndësia e këtij botimi është edhe më e madhe duke marrë parasysh faktin se ajo koincidon me 20 vjetorin e themelimit të Shoqatës së historianëve shqiptarë në Maqedoni, e cila, siç tha, gjithmonë ka dhënë kontributin e saj të pakontestueshëm në mbrojtjen e vlerave kombëtare dhe historike të popullit shqiptar në këto troje, por edhe më gjerë.

“Në këtë numër janë përfshirë një sërë temash të larmishme të cilat në vetvete ngërthejnë çështje të ndryshme historike, që kryesisht kanë të bëjnë me çështjen shqiptare në Maqedoni dhe të vërtetën shkencore për këtë kauzë, për të cilën ka pasur tentime për shtrembërim dhe denigrim. Në faqet e kësaj reviste janë prekur tema të rëndësishme, që nga periudhat më të hershme, që në këto treva lidhet me të kaluarën e drejtpërdrejt të fiseve ilire, e deri në periudhën e mesjetës, dhe më vonë në kohën e re, ku shqiptarët përbëjnë vazhdimësi të kontestueshme të autoktonisë së tyre. Kjo revistë me seriozitetin e treguar po i vendos themelet e historiografisë së shqiptarëve të Maqedonisë dhe jo rastësisht ne gjendemi në këtë promovim për të përcjellë mesazhin se do të ketë përkrahjen e vazhdueshme institucionale, siç është ky botim që promovojmë sot”, theksoi Xhaferi.

Në promovimin e revistës morën pjesë edhe zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Safet Neziri, sekretari shtetëror në ministrinë e Kulturës, Muzafer Bislimi, drejtori i Institutit për Trashëgimi Kulturore e Shpirtërore të shqiptarëve Shefqet Zekolli, dhe shumë personalitete të tjera.

Numri i tretë i revistës shkencore është promovuar në muajin qershor të këtij viti.

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *