Home / Sport / Xhepçishtasit të kënaqur me kualifikimin, Fetai: ‘Duam të shkojmë deri në fund’

Xhepçishtasit të kënaqur me kualifikimin, Fetai: ‘Duam të shkojmë deri në fund’

‘Normal që jemi të kënaqur që jemi kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Maqedonisë, para se gjithash nëse llogarisim faktin se Renovë për herë të parë në historikun e saj arrin në këtë nivel. Por ne s’planifikojmë të ndalemi këtu, përkundrazi qëllimi ynë është që të hyjmë në finale dhe më pas të kërkojmë fitimin e këtij trofeu, i cili automatikisht do të na mundësonte të dalim në Evropë’, deklaroi pas ndeshjes me Teteksin, autori i golit të tretë të Renovës, Sajmir Fetai.

Skuadra e Renovës për herë të parë në historinë e saj ka siguruar kualifikim në gjysmëfinale të Kupës së Maqedonisë, pasi eliminoi Teteksin me rezultat të përgjithshëm 9:2. Pas fitores 6:0 në ndeshjen e parë, Renova të martën mundi edhe një herë Teteksin, kësaj rradhe me rezultat 3:2. Nga tabori i ‘gjipspunuesve’ paralajmërojnë se do të bëjnë maksimumin që të shkojnë deri në fund të kësaj gare, duke kërkuar në këtë mënyrë daljen në kupat evropiane. ‘Normal që jemi të kënaqur që jemi kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Maqedonisë, para se gjithash nëse llogarisim faktin se Renovë për herë të parë në historikun e saj arrin në këtë nivel. Por ne s’planifikojmë të ndalemi këtu, përkundrazi qëllimi ynë është që të hyjmë në finale dhe më pas të kërkojmë fitimin e këtij trofeu, i cili automatikisht do të na mundësonte të dalim në Evropë’, deklaroi pas ndeshjes me Teteksin, autori i golit të tretë të Renovës, Sajmir Fetai. Kualifikimi i Renovës është më se i merituar, pasi eliminoi Teteksin me rezultatin e lartë 9:2 nga dy ndeshje duke mos lënë të diskutohet fituesi i përgjithshëm që në ndeshjen e parë kur fituan 6:0. Renova tregoi cilësinë edhe në takimin e kthimit kur fitoi 3:2, duke konfirmuar se skuadra në çdo takim luan me përkushtim maksimal. ‘E bukura është se edhe përkundër fitores së lartë në ndeshjen e parë, ne në takimin e kthimit luajtëm me seriozitet maksimal. Kjo dëshmon se ekipi ka karakter dhe këtë e dëshmon në çdo ndeshje. Dua të pranoj se nuk ishte e lehtë të mundet Teteksi në ndeshjen e të martës, pasi edhe përkundër negativës së lartë, disa futbollistë të rrinjë të kundërshtarit kërkonin të tregojnë se meritojnë të luajnë më shumë’, tha Fetai, i cili shtoi se ndjehet i lumtur për golin e shënuar. ‘Normal që jam i kënaqur që arrita të shënoj gol, për më shumë nga fakti se me atë gol ne fituam takimin. Unë kohëve të fundit nuk kam luajtur shumë, ndërsa më vjen mirë që në këto hapsira që mu dhanë arrita të shënoj. Shpresoj të vazhdoj me këtë rritëm dhe të luaj më shumë në ndeshjet e rradhës’, përfundoi mesfushroi i krahut të Renovës, Sajmir Fetai.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *