Home / Lajme / Maqedoni / Zyrtarizohet ardhja e policëve sërb

Zyrtarizohet ardhja e policëve sërb

30 NëNTOR-Me këtë, praktikisht, hapet një hapësirë, përmes arritjes së protokollit shtesë, për dërgimin e nëpunësve policorë të Maqedonisë për mbajtjen e rendin dhe paqen publike gjatë kohës së kampionatit të ardhshëm evropian të hendbollit që deri në vitin e ardhshëm do të mbahet në Serbinë fqinje.

Ministrat e punëve të brendshme të Maqedonisë dhe të Serbisë, Gordana Jankulloska dhe Ivica Daçiq, sot në margjinat e Konferencës dyditore rajonale të ministrave të punëve të brendshme dhe të drejtësisë të vendeve të Evropës Juglindore, që mbahet në Beograd, nënshkruan Marrëveshje bilaterale për bashkëpunim policor.

Me këtë marrëveshje, që paraqet fryt të bashkëpunimit kryesisht të mirë deri më tani në dy resorët, siç u dakorduan Jankulloska dhe Daçiq, janë rregulluar shumë sfera për bashkëpunim të mëtutjeshëm ndërinstitucional. Janë rregulluar shkëmbimi i informacioneve në sferën e krimit të organizuar, pastaj lajmet të cilat kohë më parë janë propozuar nga ana e ministres Jankulloska, ndërsa u bënë lëndë e Marrëveshjes, si shkëmbim i nëpunësve policor nga të dyja vendet gjatë kohës së sezonit turistik, si dhe bashkëpunim i shërbimeve gjatë kohës së mbajtjes së ngjarjeve publike me rrezik të madh. Me këtë, praktikisht, hapet një hapësirë, përmes arritjes së protokollit shtesë, për dërgimin e nëpunësve policorë të Maqedonisë për mbajtjen e rendin dhe paqen publike gjatë kohës së kampionatit të ardhshëm evropian të hendbollit që deri në vitin e ardhshëm do të mbahet në Serbinë fqinje.

Ministria e Punëve të Brendshme sot kumtoi se me këtë Marrëveshje është rregulluar bashkëpunimi edhe në sferat tjera të punës policore, siç është konfirmimi i pronarëve dhe personave të cilëve u janë regjistruar automjete, si dhe personat të cilët menaxhojnë mjete motorike, ajrore dhe mjete lundruese transportuese, pastaj shkëmbim i informacioneve për posedimin dhe pronësisë së patundshmërive, pasurive të patundshme dhe letrave me vlerë, dërgim i oficerëve për lidhje ose atashe policore, trajnime të përbashkëta, seminare, si dhe punëtoria në drejtim të zhvillimi dhe shkëmbimit të përvojave

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *