Home / Sport / 11 Oktomvri kërkon Nuhih dhe Demirin

11 Oktomvri kërkon Nuhih dhe Demirin

“Me skuadrën e 11 Oktomvri jemi në bisedime që nga fillimi i kampionatit, pasi ata kanë shfaqur interesim të madh për mua. Më kanë ofruar kushte të mira, por do të presim deri te hapja e transferime pastaj do të vendosi se ku do të vazhdoj me karrierën time. Gjithsesi 11 Oktomvri mbetet opsion i mundshëm, por në këtë moment nuk i’a mbyll dyert asnjë skuadre pasi jam futbollist i lirë”, sqaroi Nuhiu në lidhje me informatat se skuadra nga Prilepi është pranë sigurimit të shërbimeve të tij.

Sulmuesi shkupjan, Ardian Nuhiu i cili për rreth gjashtë muaj nuk është i angazhuar në ndonjë skuadër futbolli, tani është në pritje që gjatë afatit kalimtar të janarit të vazhdon me futboll. Nuhiu pas ndarjes me Shkëndijën arriti marrëveshje që karrierën ta vazhdojë te Teteksi i Tetovës, megjithatë nga organet kompetente të FFM-së nuk mori të drejtë loje, pasi paraprakisht nga kryesia e Shkëndijës, kishte qenë i regjistruar si futbollist amator. Për këtë arsye Ardianit i’u nevojitën të pres dy muaj për të pasur drejtë loje në ndonjë skuadër tjetër dhe rrjedhimisht ra në ujë marëveshja për kalim në taborin e Teteksit. Mirëpo kjo tani i takon të së kaluarës dhe ai tani ka duar të lira për të gjetur angazhim në ndonjë skuadër tjetër. Dhe në këtë drejtim duket se më aktive është skuadra e 11 Oktomvrit, e cila tani më një kohë është duke shfaqur interesim të madh për angazhimin e mesfushorit Ardian Nuhiu. Ata madje në drejtim të tij kanë dalë me ofertë konkrete, e cila përmban kushte shumë të mira në aspektin financiar. “Me skuadrën e 11 Oktomvri jemi në bisedime që nga fillimi i kampionatit, pasi ata kanë shfaqur interesim të madh për mua. Më kanë ofruar kushte të mira, por do të presim deri te hapja e transferime pastaj do të vendosi se ku do të vazhdoj me karrierën time. Gjithsesi 11 Oktomvri mbetet opsion i mundshëm, por në këtë moment nuk i’a mbyll dyert asnjë skuadre pasi jam futbollist i lirë”, sqaroi Nuhiu në lidhje me informatat se skuadra nga Prilepi është pranë sigurimit të shërbimeve të tij. Po ashtu ekipi i 11 Oktomvrit është duke kërkuar edhe mesfushorin, Ertan Demiri, i cili gjatë 4 muajve të fundit ishte pjesë e ekipit të Teteksit nga Tetova. Skuadra nga Prilepi si për Ardianin edhe për Ertanin ka ofruar kushte shumë të mira financiare. “Për momentin jam lojtar i lirë, por nëse arrin ndonjë ofertë e mirë në adresën time atëherë do të ulem dhe to bisedoj para se të vendos se ku do të vazhdoj. Ka zëra të tillë se ekipi i 11 Oktomvrit është i interesuar për mua, por për momentin asgjë nuk është konkrete. Kam edhe opsione tjera dhe për këtë duhet të pres edhe një kohë, para se të vendo për destinacionin tim të ardhshëm”, tha Demiri. Nuhiu dhe Demiri ka gjasa që përsëri të luajnë në një skuadër të njëjtë, pasi më parë ata ishin kolegë te skuadra e Shkëndijës së Haraçinës, Slloga Jugomagnatit dhe një kohë të shkurtë te ekipi i Bashkimit të Kumanovës.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *