Home / Sport / 17 të arrestuar në Itali për shitje ndeshjesh

17 të arrestuar në Itali për shitje ndeshjesh

Të arrestuarit akuzohen për fiksim të ndeshjeve dhe lidhje me grupe kriminale në Singapor dhe linje të Evropës. “Nuk është mbyllu – kjo është vetëm fillimi”, tha Roberto Di Martino, prokuror i Kremonës.

Policia italiane ka arrestuar 17 persona si të lidhur në fiksimin e ndeshjeve dhe bastvënie. Mes të arrestuarve është edhe ish-futbollisti i Atalantës dhe kombëtares italiane Kristiano Doni.

Gjithashtu përveç tij të arrestuar ka edhe lojtarë dhe ish-lojtarë të Serisë B, si dhe një trajner i një ekipi bregdetar dhe ish-trajneri i Ravenna-s. Arrestet janë bërë në disa qytete të Italisë pas një investigimi të ndërmarrë nga një gjykatë në Kremona.

Të arrestuarit akuzohen për fiksim të ndeshjeve dhe lidhje me grupe kriminale në Singapor dhe linje të Evropës. “Nuk është mbyllu – kjo është vetëm fillimi”, tha Roberto Di Martino, prokuror i Kremonës.

Ai ka bërë me dije se njëri prej të arrestuarve ka pranuar se ka fiksuar ndeshjet dhe se e ka bërë këtë prej më shumë se 10 vitesh. “Le të shpresojmë se kjo është një pikë fillimi për pastrimin e lojës së bukur të futbollit”, ka shtuar ai.

Hetimet janë vazhdimi i saj që ndodhi në fillim të këtij viti ku disa ekipe dhe lojtarë përfshirë Donin u ndëshkuan nga federata italiane e futbollit.

Arrestimet vijnë pas pesë vitesh kur plasi skandali i “Calciopoli”, ku Juvendus u zbrit në Serinë B dhe morën ndëshkime ekipet si Lacio, Milan, Fiorentina dhe Rexhina.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *