Home / Lajme / Maqedoni / 17 vjetori i Themelimit të Universitetit të Tetovës

17 vjetori i Themelimit të Universitetit të Tetovës

17 dhjetor-Më 17 shkurt të vitit 1995 në mbrojtje të rënimit të objektit nga pushteti i atëhershëm, ku sot ndodhet fakulteti i Arteve ra dëshmor dhe u vra Abdilselam Emini. Në këtë vend sot çdo vit vijnë dhe bëjnë homazhe strukturat e Universitetit, kurse aty qëndron edhe busti i këtij dëshmori, si simbol i sakrficiës së shqiptarëve për të pasur Universitet. Abdilselami, pas rënies la re fëmijë, Besirin tashmë 25 vjeçar, Mirjetën 23 vjeçare dhe Abdullaun 20 vjeçar, i cili është student i stomatologjisë në Shqipëri.

Në përvjetorin e 17 të themelimit të Universitetit të Tetovës një delegacion i këtij universiteti i udhëhequr nga rektori Agron Reka, ka vizituar familjen e dëshmorit Abdilselam Emini, në fshatin Reçicë, ndërsa më pas kanë bërë homazhe tek busti i tij që ndodhet para fakultetit të arteve të Universitetit Shtetëror të Tetovës. “Dëshmori I arsimit Abdilselam Emini e sakrifikoi jetën e tij për arsimin shqip, prandaj kombi ynë kurr nuk do ta harrojë veprën e tij heroike për themelimin e këtij institucioni të arsimit sipëror. Ne si udhëheqësi e Universitetit përulemi sot para veprës së tij dhe kemi konsideratat më të mira për veprat e atyre që u flijuan në altarin e lirisë, me idealin e lartë për liri dhe të drejta të barabarta, për shkollimin në gjuhën amtare”, u tha gjatë homazheve që u bënë në kuadër të manifestimeve për nder të 17 vjetorit të themelimit të Universitetit të Tetovës.
Ndërkohë Besir Emini, djali i dëshmorit Abdilselam Emini, ndjehet i lumtur që ky strukturat e universitetit vizitojnë dhe përkujtojnë prindin e tij. Besiri, tashmë 25 vjeçar, është referent në fakultetin e Arteve të USHT-së, ndërsa për gazetën tonë tregon ditën e vrasjes së babait të tij.
”Kam qenë 8 vjeçar, në klasë të dytë, duke u kthyer nga shkolla me shokët dhe kam parë përplasjet mes banorëve dhe forcat policore të shtetit. Dija se bëhet fjalë për universtet. Kam shkuar në shtëpi, kurse pas kohe na kanë lajmëruar se babai është plagosur.Më pas morrëm vesh se babai ishte vrarë nga policia. Kanë qenë moment të vështira por sot ndjehem krenar për babain sepse dha jetën për universitet”, thotë Besir Emini, duke evokuar momentet e vegjëlisë së tij. Ai shprehet se me kalimin e viteve vështirësitë në jetë janë tejkaluar me ndihmën e popullatës vendore. “Normalisht se ka qenë shumë rëndë të kalohen gjithë këto vite pa prind. Nuk ka munguar asnjëherë përkrahja e banorëve dhe e popullatësshqiptare në përgjithësi. Të gjitha strukturat e Universitetit të cilët kanë qenë në të kaluarën dhe që janë aktuale, na vizitojnë dhe na bëjnë më krenar pasi që nuk harrojnë veprën e prindit tim”, thotë Emini. Familja e tij sot është krenare për të, pasi që emrin i tij, për shkak se emri i tij dhe flijimi identifikohen me tempullin e shqiptarëve të diturisë në Maqedoni-Universitetin e Tetovës. “Normalisht se Universiteti ka kaluar shumë sfida, një kohë nuk është pranuar pastaj është injoruar. Me legalizimin e Universitetit Shtetëror të Tetovës, jemi ndier pak më të lehtësuar pasi që shkoi në vend amaneti i babës dhe i gjithë atyre që flijuan për universitet. Përkrahim si familje inciativat për ringritjen e këtij universiteti por dhe jemi shumë koshient se duhet ende për tu bërë”, thotë Besiri. Më 17 shkurt të vitit 1995 në mbrojtje të rënimit të objektit nga pushteti i atëhershëm, ku sot ndodhet fakulteti i Arteve ra dëshmor dhe u vra Abdilselam Emini. Në këtë vend sot çdo vit vijnë dhe bëjnë homazhe strukturat e Universitetit, kurse aty qëndron edhe busti i këtij dëshmori, si simbol i sakrficiës së shqiptarëve për të pasur Universitet. Abdilselami, pas rënies la re fëmijë, Besirin tashmë 25 vjeçar, Mirjetën 23 vjeçare dhe Abdullaun 20 vjeçar, i cili është student i stomatologjisë në Shqipëri. Ndryshe, Qeveria e atëhershme maqedonase e pengonte realizimin, zyrtarizmin e këtij projekti për shkaqe juridike, kushtetuese ndërsa 10 vjet të plota më pas, duke funskionuar si universitet ilegal, ky universitet arriti të pranohet dhe legalizohet nga shteti me emrin Universiteti Shetëror i Tetovës në vitin 2004. Për ditën e shtunë (sot) është paraparë një akademi përkujtimore në Pallatin e Kulturës në Tetovës, e titulluar 17 vjet Universitet, ndërsa pritet të marrin pjesë personalitete shtetërore, politike dhe shoqërore.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *