Home / Lajme / Rajon / 50 vjet Festivali i këngës në RTSH

50 vjet Festivali i këngës në RTSH

Tiranë, 13 dhjetor-Tashmë është hedhur shorti dhe natën e parë do të ngjiten në skenë artistët si Bashkim Alibali, Samanta Karavello, Endri dhe Stefi Prifti, Rona Nishliu, Orinda Huta, Alban Kondi, Altin Goci, Elton Deda, etj. Ndërsa natën e dytë radhën do ta kënë këngëtarët Dr. Flori, Kamela Islamaj, Frederik Ndoci, Marsida Saraçi, Bojken Lako, Mariza Ikonomi, Kujtim Prodani, Iris Hoxha, Saimir Braho, etj.

Këngëtarët pjesëmarrës në Festivalin e Këngës së Radiotelevizionit shqiptar, prej ditësh po zhvillojnë provat me orkestrën, ndërkohë që edhe 13 ditë kanë mbetur nga hapja e edicionit të 50-të.

Festivali si çdo vit do të zhvillohet në skenën e Pallatit të Kongreseve në Tiranë, në datat 26, 27, 28 dhe 29 dhjetor. Ndërkohë që ky edicion i 50-të i festivalit do të ketë katër netë, njëra prej të cilave Mbrëmja Gala.

Në natën e parë dhe të dytë të festivalit do të prezantohen për publikun 28 këngët pjesëmarrëse, nata e tretë do t’i kushtohet historisë së këtij festivali, që në retrospektivë do të sjell këngët fituese ndër vite. Ndërsa nata e katërt do të jetë dhe nata e ndarjes së çmimeve, që do ta çojë fituesin në Eurovizion.

Regjisori i festivalit të fundvitit do të jetë Osman Mula, ndërkohë që pas shumë emrave të përfolur që do të drejtojnë këtë përvjetor të Festivalit të RTSH-së është vendosur që një prej tyre do të jetë aktori Nik Xhelilaj dhe drejtuesja e TVSH-së, Hygerta Sako.

Sipas drejtorit të Festivalit, Martin Leka, ky edicion do të zhvillohet 100% live. Kjo në fakt është premtuar edhe herë të tjera, por e veçanta e këtij edicioni është se pritet që jo vetëm këngëtarët do të këndojnë live, por edhe orkestra e RTSH-së dhe një band orkestrale që do të drejtohet nga drejtori artistik i edicionit të sivjetshëm, Shpëtim Saraçi.

Pesëdhjetë vjetori i Festivalit të Këngës në RTSH rikthen edhe një herë në skenë brezin e “vjetër” të kompozitorëve shqiptarë, Lejla Agolli, Shpëtim Kushta, Flamur Shehu, Ilir Dangëllia, Luan Zhegu, etj., që do të ngjisin këngët e tyre në skenën e festivalit.

Edhe ky edicion i festivalit të dhjetorit do të ketë një ndërthurrje brezash. Krahas Bashkim Alibalit e Frederik Ndocit do të këndojë edhe Mariza Ikonomi e Rona Nishliu, Bojken Lako, Elton Deda, deri tek më të rinjtë si Sindi Berisha e Toni Mehmetaj.

Tashmë është hedhur shorti dhe natën e parë do të ngjiten në skenë artistët si Bashkim Alibali, Samanta Karavello, Endri dhe Stefi Prifti, Rona Nishliu, Orinda Huta, Alban Kondi, Altin Goci, Elton Deda, etj. Ndërsa natën e dytë radhën do ta kënë këngëtarët Dr. Flori, Kamela Islamaj, Frederik Ndoci, Marsida Saraçi, Bojken Lako, Mariza Ikonomi, Kujtim Prodani, Iris Hoxha, Saimir Braho, etj.

Në Festivalin e 49-të të Këngës në RTSH fituese u zgjodh këngëtarja Aurela Gaçe, e cila më pas përfaqësoi Shqipërinë në Eurovizion me këngën “Kënga ime” të Shpëtim Saraçit.

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *