Home / Lajme / Maqedoni / Afati për ndërrimin e letërnjoftimeve të vjetra me të reja biometrike skadon më 27 shkurt

Afati për ndërrimin e letërnjoftimeve të vjetra me të reja biometrike skadon më 27 shkurt

Shkup, 30 dhjetor 2011 – Ministria e Punëve të Brendshme përkujton se afati për ndërrimin e letërnjoftimeve të vjetra me të reja biometrike skadon më 27 shkurt vitin e ardhshëm.

Shkup, 30 dhjetor 2011 (MIA) – Ministria e Punëve të Brendshme përkujton se afati për ndërrimin e letërnjoftimeve të vjetra me të reja biometrike skadon më 27 shkurt vitin e ardhshëm.

Sipas ndryshimeve dhe plotësimeve të Ligjit për letërnjoftim, letërnjoftimet e dhëna para ditës së hyrjes në fuqi të këtij ligji do të vlejnë deri në afatin e validitetit i cili është i shënuar në letërnjoftim, por më së shumti deri në pesë vjet nga dita e hyrjes në fuqi të ligji, kumtoi Ministria e Punëve të Brendshme. Në pajtim me Ligjin për dokumentet e udhëtimit, pasaportat e dhëna para datës së hyrjes në fuqi të këtij ligji, vazhdojnë të vlejnë deri në skadimin e afatit të validitetit i cili është i shënuar në pasaportë, por më së shumti pesë vjet nga dita e hyrjes në fuqi të këtij ligji, gjegjësisht pasaportave të vjetra jobiometrike vlejnë deri më 27 shkurt të vitit të ardhshëm.

Të gjitha informacionet shtesë qytetarët mund t’i kërkojnë në ueb faqen e Ministrisë së Punëve të Brendshme (www.moi.gov.mk) ose të drejtohen deri te njësitë rajonale të MPB-së, sipas vendbanimit të tyre.

Caktimi për dorëzimin e kërkesës për dhënien e letërnjoftimit dhe dokumenteve të udhëtimit qytetarët me vendbanim në Shkup mund ta bëjnë përmes numrit falas 080019292. Qytetarët të cilët nuk kanë letërnjoftim valid (afat të skaduar, ose të humbur) munden pa caktim menjëherë të dorëzojnë kërkesë për një të re në njësitë rajonale të MPB-së, thuhet në kumtesë.

Gjithashtu lexo

Deskoski: Drama me Serbinë i ka rrënjët më të thella sesa që mundohet të tregojë Vuçiq (Video)

Epilog i mirë i dramës së panevojshme, e cila ka rrënjë më të thella nga …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *