Home / Lajme / Maqedoni / Ahmeti dhe Thaçi për vendimet e gjykatës së Hagës

Ahmeti dhe Thaçi për vendimet e gjykatës së Hagës

5 dhjetor-Lideri i PDSH-së Menduh Thaçi vlerëson se vendimi i Gjykatës ndërkombëtare të drejtësisë në Hagë nuk do të ndikojë mbi situatat rreth bisedimeve për çështjen për emrin mes Maqedonisë dhe Greqisë.

Thaçi: Të shfrytëzohet klima pozitive dhe të zgjidhet çështja për emrin

Lideri i PDSH-së Menduh Thaçi vlerëson se vendimi i Gjykatës ndërkombëtare të drejtësisë në Hagë nuk do të ndikojë mbi situatat rreth bisedimeve për çështjen për emrin mes Maqedonisë dhe Greqisë.

“Unë edhe një herë do të thosha të shfrytëzohet klima pozitive që të zgjidhet ky problem. Nuk duhet të fshehim disa punë, nëse ka zgjedhje nëGreqi dhe nëse rastësisht fiton Samaras ose karaxhaferis gjasat tona janë katastrofale. Mendoj se duhet të shfrytëzohet gatishmëria e Papandreut dhe seriozisht të zgjidhet ky problem”, deklaroi Thaçi.

Ahmeti: Nuk ka fitimtarë, të vazhdojnë negociatat për emrin

Lidhur me aktvendimin në Hagë në gjithë gjendjen nuk ka palë fituese. Ne jemi fqinjë dhe duhet t’i vazhdojmë negociatat, deklaroi sot lideri i BDI-së, Ali Ahmeti.

“Ne jemi në kontakte të vazhdueshme me institucionet evropiane dhe kemi theksuar se anëtarësimi në BE dhe NATO do të thotë siguri dhe garanton paqe dhe qëllimi ynë është që sa më shpejtë të bëhemi anëtare”, deklaroi Ahmeti pas takimit me Edi Ramën, kryetar i Partisë Socialiste të Shqipërisë, në selinë e partisë në Reçicë të Vogël të Tetovës.

Në takim, siç theksuan dy bashkëbiseduesit, është folur për gjendjet në dy vendet.

“E përshëndes guximin dhe vizionin i cili e karakterizon Ahmetin, si dhe durimin të cilin e tregon në ballafaqimin me të gjitha proceset. Partia socialiste e Shqipërisë ka nevojë të komunikojë me të gjithë faktorët shqiptarë në rajon”, theksoi Rama.

Ahmeti në takim tha se rëndësi të veçantë i kanë kushtuar të ardhmes së shqiptarëve nga i gjithë rajoni, ndërsa ai e ka njoftuar bashkëbiseduesin e tij për gjendjen politike në Maqedoni dhe marrëdhëniet në koalicionin qeveritar. E ka njoftuar Ramën edhe për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit në vend dhe interpretimin autentik të Ligjit për amnisti.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *