Home / Lajme / Maqedoni / Ahmeti: Në vitin 2011 janë shënaur arritje të mira

Ahmeti: Në vitin 2011 janë shënaur arritje të mira

30 dhjetor-Ai thekson katër çështje të rëndësishme për shqiptarët e këtushëm por dhe për vetë Maqedoninë, paqen, qëndrueshmërinë dhe sigurinë e vendit: ligji për interpretimin autentik të katër rasteve të Hagës, ligji për simbolet kombëtare dhe gjuhën, harmonizimi i programeve zgjedhore mes BDI-së dhe VMRO-së, si dhe buxheti me anë të konsensusit.

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, në intervistën për Zërin e Amerikës thotë se janë shënuar arritje të mira në vitin 2011 dhe se priten avansime të tjera sa u përket të drejtave të shqiptarëve.

Ai aty flet për përfaqësimin dhe pozitën e shqiptarëve në institucionet shtetërore, për raportet me opozitën shqiptare, për synimet integruese të Maqedonisë dhe çështje të tjera. Ndërkohë thekson se ende ka funksionarë shqiptarë të cilët për shkak të komplekseve personale, nuk e përdorin gjuhën shqipe në komunikim me institucionet.

Ai thekson katër çështje të rëndësishme për shqiptarët e këtushëm por dhe për vetë Maqedoninë, paqen, qëndrueshmërinë dhe sigurinë e vendit: ligji për interpretimin autentik të katër rasteve të Hagës, ligji për simbolet kombëtare dhe gjuhën, harmonizimi i programeve zgjedhore mes BDI-së dhe VMRO-së, si dhe buxheti me anë të konsensusit.

Ahmeti vë në dukje nevojën për thellimin e komunikimit dhe dialogut politik, ndërkohë që shprehet se për këtë duhet vullneti i dy palëve.

Vitin 2012 e vlerëson si vit dhe shekull të shqiptarëve për shkak të 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë dhe aktiviteteve të shumta që do të zënë vend.

Në lidhje me problemin e emrit të Maqedonisë, ai bën të ditur se informohet për gjithçka në kuadër të bisedimeve, ndërsa u bën thirrje shqiptarëve (të Maqedonisë) që në këtë kuadër, të tregojnë më tepër interes për fatin e vendit të tyre. Urim Hasipi

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *