Home / Lajme / Maqedoni / Ahmeti: Nuk ka të keqe nga bashkimi i opozitës

Ahmeti: Nuk ka të keqe nga bashkimi i opozitës

12 dhjetor-“Nuk është pjesë e agjendës dhe programit që ne ti fusim në konflikt shqiptarët, ne shqiptarët duam që ti shohim bashkë dhe nga ky parim unë përshëndeta nismën e partive opozitare, por sa më bashkë bëhen ata më të fortë jemi ne. Ne çdo herë hapur e kemi thënë se të hiqen kufijtë në Ballkan dhe të hiqen kufijtë ndër shqiptarë sepse kufijtë janë e keqja e njerëzimit”, theksoi kreu i BDI-së.

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti sërish ka përshëndetur nismën e dy partive më të mëdha opozitare shqiptare PDSH dhe RDK për bashkëveprim politik.

Ai ka hedhur poshtë pretendimet e PDSH-së se ai ka qasje cinike apo hipokrite rreth bashkëpunimit opozitar.

“Unë me dashamirësinë më të madhe përshëndeta të gjithë iniciativat që bëhen nga

partitë opozitare, pavarësisht që ata bashkohen kundër BDI-së. Vetëm sinqerisht e kam pasur vetëm le të bashkohen, sepse nga bashkimet asgjë të keqe nuk ka, por dikujt shëndet ti thuash plaç i duket. Unë nuk jam as cinik e as hipokritë sepse jo vetëm unë por të gjithë bashkëluftëtarët e mijë e kemi pasur mision që shqiptarët të bëhen bashkë dhe këtë e dëshmuam në vitin 2002 me Këshillin Koordinues”, theksoi Ahmeti.

Sipas tij, kjo është dëshmuar edhe me qasjen korrekte dhe demokratike ndaj çdo force politike dhe nuk është përdorur fjalori i sharjeve dhe ofendimeve ndaj asnjë partie apo individi politik.

“Nuk është pjesë e agjendës dhe programit që ne ti fusim në konflikt shqiptarët, ne shqiptarët duam që ti shohim bashkë dhe nga ky parim unë përshëndeta nismën e partive opozitare, por sa më bashkë bëhen ata më të fortë jemi ne. Ne çdo herë hapur e kemi thënë se të hiqen kufijtë në Ballkan dhe të hiqen kufijtë ndër shqiptarë sepse kufijtë janë e keqja e njerëzimit”, theksoi kreu i BDI-së.

Sipas tij, pjesëmarrja e subjektit që drejton ai ka hyrë si pjesë e koalicionit qeveritar për të bërë mirë në favor të kombit dhe popullit shqiptar, sepse siç tha Ahmeti vetëm në këtë mënyrë mund të ecet përpara. Ai këto komente i bëri gjatë një tubimi të mbajtur në Radushë me rastin e zgjedhjeve të parakohshme lokale për komunën e Sarajit

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *