Home / Lajme / Maqedoni / Ahmeti u takua me ambasadorin e Francës në vend Shlumberger

Ahmeti u takua me ambasadorin e Francës në vend Shlumberger

20 dhjetor-Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim gjithashtu foli edhe për vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë në lidhje me çështjen e emrit dhe tha që ky vendim duhet të shërbejë si nxitje për të dy palët në këtë kontest që ta zgjidhin çështjen sa më parë. Përtej vendimit të Hagës, Maqedonia dhe Greqia duhet të mbetën në proces dhe ta intensifikojnë dialogun sepse fitimtar do të jemi të gjithë së bashku vetëm atëherë kur Maqedonia do të bëhet pjesë e NATO-s.

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, sot në Shkup zhvilloi një takim pune me ambasadorin e Francës në Maqedoni, Zhan Klod Shlumberger, në të cilin diskutuan rreth temave aktuale politike në vend dhe rajon, përfshirë edhe përmbylljen e zgjedhjeve të parakohëshme për kryetar të komunës Saraj, çështjen e emrit dhe proceset integruese.

Shlumberger, siç thuhet në kumtesën e Kabinetit të liderit të BDI-së, uroi Ahmetin për fitorën bindëse të Bashkimit Demokratik për Integrim në zgjedhjet për kryetar të komunës Saraj dhe theksoi rëndësinë e zhvillimit të qetë të këtyre zgjedhjeve. Ai gjithashtu shprehu interesim rreth zhvillimeve tjera politike, në veçanti pas shpalljes së vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë.

Ahmeti shprehu kënaqësinë e tij për mbarëvajtjen e fushatës për zgjedhjet e parakohshme në Saraj, si dhe për vet procesin e votimit, duke ritheksuar rëndësinë parimore të BDI-së për zhvillim të zgjedhjeve të lira dhe demokratike, pa dhunë dhe pa presione të ndryshme. Rezultati zgjedhor në komunën e Sarajit paraqet konfirmim për politikat e qëndrueshme të BDI-së dhe reflekton vullnetin e popullit shqiptar gjithandej në Maqedoni.

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim gjithashtu foli edhe për vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë në lidhje me çështjen e emrit dhe tha që ky vendim duhet të shërbejë si nxitje për të dy palët në këtë kontest që ta zgjidhin çështjen sa më parë. Përtej vendimit të Hagës, Maqedonia dhe Greqia duhet të mbetën në proces dhe ta intensifikojnë dialogun sepse fitimtar do të jemi të gjithë së bashku vetëm atëherë kur Maqedonia do të bëhet pjesë e NATO-s.

“Maqedonia është e gatshme të anëtarësohet në NATO dhe të fillojë negociatat për anëtarësim me Bashkimin Evropian edhe me referencën e përkohshme sepse proceset integruese nuk guxon të mbahen peng nga asnjë kontest bilateral për arsye se rrezikohet stabiliteti jo vetëm i Maqedonisë, por edhe i rajonit, dhe mbahet peng zhvillimi ekonomik dhe integrimi i vendit në NATO dhe BE”, tha Ahmeti, i cili në këtë kontekst kërkoi ndihmën e Francës për ta zhbllokuar këtë proces me rëndësi jetike për të ardhmën e vendit dhe rajonit.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *