Home / Lajme / Maqedoni / Akademi solemne me rastin e 17-vjetorit të themelimit të Universitetit Shtetëror të Tetovës

Akademi solemne me rastin e 17-vjetorit të themelimit të Universitetit Shtetëror të Tetovës

18 dhjetor-“Në këtë përvjetor, me angazhimin profesional të udhëheqësisë së këtij institucioni, Universiteti Shtetëror i Tetovës ka arritur që ta përmbush kërkesën dhe nevojën e kamotshme për arsimimin në gjuhën amtare të gjeneratave të reja dhe përgatitjen e kuadrove të reja për nevojat e zhvillimit ekonomik, shoqëror dhe kulturor të vendit tonë”, shtoi Neziri.

Me akademi solemne në Qendrën për kulturë në Tetovë, Universiteti Shtetëror i Tetovës sot e shënoi 17 vjetorin e ekzistimit të tij. Mysafirët e pranishëm i përshëndeti rektori Prof.dr. Agron Reka, i cili u përqendrua në rezultatet e arritura në punën e Universitetit për vitin e fundit.

“Për këtë vit akademik regjistrimet janë realizuar me plotësim të 95 për qind të vendeve që ishin të hapura me tre konkurset e rregullta dhe një të jashtëzakonshëm. Gjithsej janë regjistruar 4500 studentë të rinj edhe atë pjesa më e madhe në kuotën shtetërore. Prej tyre rreth 200 studentë janë të liruar nga participimi sipas bazave të ndryshme, suksesi, persona me nevoja të posaçme dhe të ngjashme. Ky rezultat është meritë e pjesëmarrjes tonë në më shumë panaire të arsimit si dhe realizimin e Karvanit të USHT-së nëpër qytetet tjera më të mëdha në Maqedoni”, deklaroi Reka.

Ai e potencoi edhe bashkëpunimin ndërkombëtar gjegjësisht numrin e madh të marrëveshjeve të realizuara për bashkëpunim si me Fakultetin e mjekësisë në Grac, Austri, Fakultetin ushqimor bullgar në Plovdiv, Universitetin Shën Cirili dhe Metodi në Tërnovë të Madhe, Fakultetin për informatikë Apostull Pavle nga Ohri, universitetet në Nish, Serbi, Sarajevë, Zenicë, Banjallukë, BeH, Ada Pazar, Turqi, Akademinë e shkencave nga Tirana dhe të tjera.

“Për studentët e tanë nga të gjithë 11 fakultetet dhe 34 programet studimore u mundësojmë edhe një parakusht për arsimimin bashkëkohor, ndërsa ajo është mundësia për riarsimim dhe punë praktike në më shumë kompani të njohura private në rajon dhe gjithë vendin”, theksoi Reka.

Krahas veprimtarisë arsimore vitin e kaluar e ka karakterizuar edhe një aktivitet i madh shkencor i Universitetit me organizimin e tribunave, simpoziumeve, konferencave dhe debateve me institucione të tjera të arsimit të lartë nga vendi dhe rajoni prej të cilave Reka i përmendi Konferencën për gjuhë gjermane, Simpoziumin për zhvillim rural të Ballkanit Perëndimor, Simpoziumin shkencor kushtuar Josif Bagerit, Konferencën me rastin e 11-vjetorit të nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit dhe posaçërisht Seminarin e pestë ndërkombëtar për albanologji që u mbajt në Tetovë dhe Shkup me shumë ekspertë nga kjo sferë nga vendi dhe jashtë tij.

Prioritet për vitin e ardhshëm mbeten zgjerimi dhe modernizimi i laboratorëve universitar, bibliotekave, informatizimi i plotë i Universitetit dhe përmirësimi i procesit arsimoro-shkencor me adaptimin e trendeve botërore në arsimin e lartë.

USHT-ja është plotësisht e përgatitur për përballjen me sfidat, globalizimin, integrimin me qëllim që të bëhet faktor i rëndësishëm rajonal në arsimin e lartë tha Reka.

Në akademinë solemne me rastin e 17-vjetorit të themelit të UT-së, fjalim pati edhe zëvendësministri i Arsimit, Safet Neziri i cili tha se kjo është një ngjarje tepër e rëndësishme dhe e veçantë për veprimtarinë akademike të këtij institucioni të arsimit të lartë në gjuhën shqipe në Republikën e Maqedonisë, por edhe një ngjarje që na gëzon të gjithëve, duke pasur parasysh rrugën e zhvillimit të këtij Universiteti dhe rezultatet e arritura deri më sot.

“Në këtë përvjetor, me angazhimin profesional të udhëheqësisë së këtij institucioni, Universiteti Shtetëror i Tetovës ka arritur që ta përmbush kërkesën dhe nevojën e kamotshme për arsimimin në gjuhën amtare të gjeneratave të reja dhe përgatitjen e kuadrove të reja për nevojat e zhvillimit ekonomik, shoqëror dhe kulturor të vendit tonë”, shtoi Neziri.

Ai më tej shtoi se Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë ka mbështetur dhe do t’i mbështesë edhe në të ardhmen të gjitha projektet për zhvillimin e arsimit të lartë, e sidomos të këtij universiteti i cili, siç tha, kontribuon fuqishëm në shkollimin e barabartë të të gjithë qytetarëve në Republikën e Maqedonisë, pa dallim të përkatësisë etnike, gjuhësore dhe fetare, apo të ndonjë përkatësie tjetër.

Në Akademinë e sotme solemne nga ana e Senatit të USHT-së rektorit të Universitetit të Trakisë nga Turqia, Enver Duran iu nda titulli Doktor Honoris Causa. Njëherësh studentëve më të mirë të diplomuar në vitin akademik 2010/2011 iu ndanë mirënjohje.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *