Home / Lajme / Maqedoni / Akademiku Vllado Kambovski zgjidhet kryetar i ri i ASHAM-it

Akademiku Vllado Kambovski zgjidhet kryetar i ri i ASHAM-it

2 dhjetor-Seanca filloi dje në mbrëmje prapa dyerve të mbyllura, por u ndërpre për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike në qendër të Shkupit.

Me 26 vota pro, nga gjithsej 41 anëtarë të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë (ASAHM), profesori i të drejtës penale, akademiku Vllado Kambovski mbrëmë u zgjodh, kryetar i ri i këtij institucioni shkencor.

Kambovski, i cili do ta udhëheq institucionin në katër vitet e ardhshme ishte kandidati i vetëm për kryetar të ASHAM-it.

Seanca filloi dje në mbrëmje prapa dyerve të mbyllura, por u ndërpre për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike në qendër të Shkupit.

Kryetari i ri i ASHAM-it do ta zëvendësojë Georgi Stardelovin, mandati i të cilit përfundon në fund të këtij viti. Stardelov ishte njeriu i parë i ASHAM-it nga fillimi i vitit 2008, kur funksionin e trashëgoi nga akademiku Cvetan Grozdanov

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *