Home / Lajme / Botë / Al Kaeda planifikon sulm ndaj parlamentit turk, pohon një gazetë turke

Al Kaeda planifikon sulm ndaj parlamentit turk, pohon një gazetë turke

9 dhjetor-Gazeta e cila pohon se ka ardhur deri te aktakuza kundër 11 të dyshuarve, sot kumtoi se luftëtarët ishin pothuajse të gatshëm ta sulmojnë ambasadën, kur u zunë në korrik, saktë para vizitës së sekretares amerikane të Shtetit Hilari Klinton në Turqi.

Gazeta turke “Taraf” kumtoi se luftëtarët e Al Kaedës, të cilët ishin akuzuar për planifikim ndaj ambasadës amerikane në Turqi, kanë planifikuar gjithashtu edhe sulm ndaj parlamentit turk dhe ndaj disa kishave, kumtuan mediuemt amerikane.

Gazeta e cila pohon se ka ardhur deri te aktakuza kundër 11 të dyshuarve, sot kumtoi se luftëtarët ishin pothuajse të gatshëm ta sulmojnë ambasadën, kur u zunë në korrik, saktë para vizitës së sekretares amerikane të Shtetit Hilari Klinton në Turqi.

Gazeta thekson se policia i ka marrë planet e ndërtesës së parlamentit, listën me kisha, si dhe emrat dhe adresat e shërbyesve kishtarë.

Janë marrë edhe rreth 700 kilogramë kimikalie, si dhe instruksione për përpunimn të bombave.

Përfaqësues policor dhe gjyqësor refuzuan t’i komentojnë informatat

Gjithashtu lexo

Tërmet i fortë e goditi pjesën jugore të Altlantikut

Një tërmet me intensitet prej 6,7 ballësh sipas shkallës Rihter e goditi sot pjesën jugore …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *