Home / Lajme / Maqedoni / Aliu pyet direkt Gruevskin:Kur do ta ndroni emrin.

Aliu pyet direkt Gruevskin:Kur do ta ndroni emrin.

29 dhjetor-“Veç më të gjithë jemi të bindur se pa ndryshimin e emrit nuk ka integrim as në NATO dhe as në BE. Këtë po na e bëjnë me dije për çdo ditë zyrtarë prej atyre më të ulët e deri tek ata më të lartit qoftë të BE-së qoftë të NATO-së. Në këtë situatë pyetja ime është për ju zotëri kryeministër, kur do ta ndërroni emrin e Maqedonisë me qëllim që ky shtet të integrohet në BE dhe NATO?”, pyeti Imer Aliu, deputet i PDSH-s

Kryeministër, kur do ta ndroni emrin. Deputeti Imer Aliu, në stilin e një deputeti nga Greqia, ka kërkuar nga kryeministri Gruevski, që sa më shpejtë të jetë e mundur të ndrohet emri I shtetit që të debllokohet procesi integrues I maqedonisë drejt BE-së dhe Nato-së.“Veç më të gjithë jemi të bindur se pa ndryshimin e emrit nuk ka integrim as në NATO dhe as në BE. Këtë po na e bëjnë me dije për çdo ditë zyrtarë prej atyre më të ulët e deri tek ata më të lartit qoftë të BE-së qoftë të NATO-së. Në këtë situatë pyetja ime është për ju zotëri kryeministër, kur do ta ndërroni emrin e Maqedonisë me qëllim që ky shtet të integrohet në BE dhe NATO?”, pyeti Imer Aliu, deputet i PDSH-s
Ky i fundit me frazën e vjetër se ai dhe qeveria e tij bëjnë çmos për të zgjidhë çështjen e emrit por se faji i mbetet Greqisë.
“Qeveria po bën përpjekje maksimale në suaza të mundësive të saja që të gjendet një zgjidhje me të cilën do të tejkalohej çështja të cilën Greqia e hapi para 20 viteve dhe për shkak të cilës ne pengohemi në integrimet tona evropiane dhe euro-atlantike”, tha Nikolla Gruevski, kryeministër.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *