Home / Lajme / Maqedoni / Anëtarja e re e Antikorupsionit Farije Aliu dha deklaratë solemne në Kuvend

Anëtarja e re e Antikorupsionit Farije Aliu dha deklaratë solemne në Kuvend

7 dhjetor-Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot solemnisht dha deklaratë anëtarja e sapozgjedhur e Komisionit shtetëror për parandalimin e korrupsionit Farije Aliu.

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot solemnisht dha deklaratë anëtarja e sapozgjedhur e Komisionit shtetëror për parandalimin e korrupsionit Farije Aliu.

Aliu nuk dha deklaratë për mediat, por në emër të Komisionit foli kryetari i Komisionit për antikorupsion Viosllav Zafirovksi.

“Pas një përudhe më të gjatë Komisioni shtetëror për parandalimin e korrupsionit e fitoi anëtarin e shtatë. Kompletohemi dhe vazhdojmë të punojmë me ritmin e njëjtë në pajtim me prioritetet të cilat Komisioni i ka konfirmuar për periudhën e ardhshme. Kam kënaqësinë që anëtarja e re e Komisionit për parandalimin e korrupsionit zonja Farije Aliu është ekonomiste, eksperte, profesionale dhe kompetente në sferën e ekonomisë dhe çështjet ekonomike dhe sigurisht kontributi i saj në punën e Komisionit do të jetë i rëndësisësë madhe për ne”, deklaroi Zafirovski.

Kryetari i Antikorupsionit paralajmëroi se të premten në Shkup do të promovohen programet e reja shtetërore për prezantimin e represionit të korrupsionit për periudhën deri në vitin 2015.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, Zafirovski tha se do të ketë fletëparaqitje të reja për kundërvajtje për financim të fushatës zgjedhore

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *