Home / Lajme / Maqedoni / Anketë: Biznesmenët druajnë t’i thonë problemet që i kanë me shërbimet inspektuese

Anketë: Biznesmenët druajnë t’i thonë problemet që i kanë me shërbimet inspektuese

7 dhjetor-Lidhur me korrupsionin, afaristët në përgjithësi mendojnë se inspektorët gjithnjë e më pak marrin mito, posaçërisht gjatë disa viteve të fundit, por nga ana tjetër, se është më rentabile t’i japin rryshfet inspektorit se sa ta paguajnë dënimin.

Drejtoria për të ardhura publike, gjyqësia dhe përmbaruesit më negativisht ndikojnë ndaj klimës së biznesit, subjektet afariste druajnë publikisht të flasin për problemet e veta lidhur me mbikëqyrjen inspektuese, gjobat për konomizim janë shumë të larta, ndërsa mbyllja e ndërmarrjeve duhet të hiqet si dënim.

Ndikim më pozitiv ndaj klimës afariste, ndërkaq, kanë Organizata e punëdhënësve dhe Regjistri qendror, prëderisa pothuajse kurfarë apo neutraë kanë Bursa, fondet investuese dhe sindikatat.

Këtë e tregojnë rezultatet nga anketa “Ndikimi i mbikëqyrjes inspektuese ndaj klimës afariste”, zbatuar nga Asociacioni për tolerancë qytetare dhe bashkëpunim, në suaza të projektit “Inspektori i bie ziles sa dëshiron”, prej 15 shtatorit deri më 14 tetor të këtij viti, em të cilën janë përfshirë 266 ndërmarrje – të anketuara.

Një përqindje e madhe e afaristëve konsiderojnë se ekziston labirinth i ligjeve të cilat nuk mund t’i ndjekin, se përmbushja e normave ligjore u kushton shumë kohë dhe se ekzistojnë tejet shumë standarde të paqarta, të panjohura, por edhe të panevojshme për punë.

Është i ndarë mendimi për çështjen nëse inspektorët dalin nga kornizat e komptencave të tyre. Megjithatë, vlerësim i shumicës së biznesmenëve është se inspektorët shpesh, në mënyrë individuale, i interpretojnë ligjet, e nëse dëshirojnë, në çdo kohë mund të gjejnë mënyrë për ta dënuar subjektin afarist.

“Ndalesa e përkohshme për punë është plagë kanceri e sektorit afarist që është e kombinuar me gjobë të lartë. Kjo masë është paraparë në dispozitat ndëshkuese në secilin vendim ligjor, ndërsa sondazhet tregojnë se përdoret në mëynrë jokritike, shumë të madhe dhe pa rend”, tha Aleksandar Cvetkovski nga Asociacioni për tolerancë qytetare dhe bashkëpunim”, duke i prezantuar rezultatet e anketës.

Madje edhe në rast të ngritjes së procedurës gjyqësore, inspektimet munden, por nuk e kanë patjetër, ta presin epilogun e kontestit dhe shpesh thonë “paguaj, e pastaj ankohu”.

Siç tha Cvetkovski, njerëzit afarist nuk ddëshirojnë që zgjidhjen nga gjobat ta kërkojnë në gjykatë sepse nuk besojnë se kanë gjasa të mëdha.

Lidhur me korrupsionin, afaristët në përgjithësi mendojnë se inspektorët gjithnjë e më pak marrin mito, posaçërisht gjatë disa viteve të fundit, por nga ana tjetër, se është më rentabile t’i japin rryshfet inspektorit se sa ta paguajnë dënimin.

Është evidente edhe vërejtja se ka dallime në veprimin e inspektorëve lokal dhe inspektorëve të dërguar nga qytetet e tjera, përkatësisht se mbikëqyrja është mëe dobët në disa pjesë të shtetit.

Sipas anketës, institucionet më të rëndësishme inspektuese për sektorin privat janë DAP-i, Agjencia për ushqim dhe veterinari, Inspektorati i tregut dhe shëndetësor dhe ai sanitar.

Projekti “Inspektori i bie ziles sa të dëshirojë” uhet të prëfundojë në shtator të vitit të ardhshëm, ndërsa qëllimi është që të kontribuojë për përmirësimin e klimës afariste dhe për besim më të madh të ekonomisë në shërbimet inspektuese dhe bashkëpunimin e tyre më të madh.

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *