Home / Lajme / Maqedoni / Bajrami – Durmishi: Bashkëpunimi policor edhe mes Maqedonisë dhe Kosovës

Bajrami – Durmishi: Bashkëpunimi policor edhe mes Maqedonisë dhe Kosovës

16 dhjetor-Gjatë takimit dy bashkëbiseduesit kanë vlerësuar lartë bashkëpunimin në sferën e punëve të brendshme dhe bashkëpunimin policor, ndërmjet dy shteteve, me ç’rast është potencuar edhe rëndësia e thellimit të këtij bashkëpunimi që është në ineteres të qytetarëve dhe stabilitetit në rajon.

Bashkëpunimi midis policive të Kosovës dhe Maqedonisë së shpejti do të arrihet midis Prishtinës dhe Shkupit.

Kjo është theksuar në një takim që sot kanë zhvilluar zëvendësministri i Punëve të Brendshme të Maqedonisë, Xhelal Bajrami dhe ambasadori i Kosovës në Shkup, Skender Durmishi.

Gjatë takimit dy bashkëbiseduesit kanë vlerësuar lartë bashkëpunimin në sferën e punëve të brendshme dhe bashkëpunimin policor, ndërmjet dy shteteve, me ç’rast është potencuar edhe rëndësia e thellimit të këtij bashkëpunimi që është në ineteres të qytetarëve dhe stabilitetit në rajon.

Në nivel të lartë është vlerësuar edhe funksionimi i patrullimeve të përbashkëta policore përgjatë kufirit, me ç’rast zëvendësministri Bajrami ka theksuar se në vijim është finalizimi i projektit për pikë të përbashkët policore për qëllimet e këmbimit të informatave.

Zëvendësministri Bajrami teksoi se bashkëpunimi mes dy ministrive përkatëse do të avansohet me mundësinë e qarkullimit të qytetarëve të dy shteteve vetëm me letërnjoftime, gjë që do të realizohet menjëher pas procesimit të dokumenteve biometrike në Kosovë.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *