Home / Sport / Barca-Real Madrid, rivalitet edhe per Topin e Arte. Petit: E meriton Ronaldo, Iniesta: Messsi ose Xavi

Barca-Real Madrid, rivalitet edhe per Topin e Arte. Petit: E meriton Ronaldo, Iniesta: Messsi ose Xavi

Lufta mes katalanasve dhe madrileneve shtrihet edhe tek cmimi per lojtarin me te mire te vitit kur pritet qe te kete nje rivalitet te forte mes tyre.

Ish-mesfushori i Barcelones Emmanuel Petit ka deklaruar se Cristiano Ronaldo e meriton te fitoje cmimin e Topit te Arte. Ne nje interviste te dhene per gazeten ‘Marca’ francezi Emmanuel Petit ka shprehur mendimin e tij se duhet te jete Ronaldo ai qe duhet te fitoje Topin e Arte per vitin 2011. Lufta eshte ndezur sidomos keto ditet e fundit, dhe po behet gjithnje e me e qarte se kandidatet kryesore per ta fituar kete trofe jane Cristiano Ronaldo, Lionel Messi dhe Xavi Hernandez.

Ish-mesfshori francez, kampion bote ne vitin 1998 ka deklaruar preferencen e tij per lojtarin qe duhet ta fitoje Topin e Arte. “Xavi eshte nje organizator i lindur dhe loja e Barcelones varet shume nga ai. Me Messin ai ka gjetur partnerin e duhur per te finalizuar lojen e tij. Lojtaret e Barcelones jane per te luajtur Playstation. Por une mendoj se topin e arte duhet ta fitoje Ronaldo. Une e pelqej lojen e lojtareve te Barcelnes por Ronaldo eshte me i rendesishem per Real Madrid”, ka deklaruar Petit. Ronaldo eshte lojtari kryesor ne radhet e Real Madrid. Ne nje krahasim me Lionel Messi, portugezi eshte me superior se argjentinasi por skuadra e Barcelones ka fituar me shume trofe.

“Shpresoj qe te dy lojtaret te arrijne maksimumin, por mendoj se Ronaldo eshte shume here me i mire se Messi. Ronaldo ka marre me shume pergjegjesi se Messi ne skuader dhe eshte me produktiv se Messi ne aspektin personal. Ka shenuar me shume gola dhe kjo tregon qe ai eshte umbme i rendesishem per skuadren”, eshte shprehur Petit. Cmimi i FIFA do te jepet me daten 9 janar ne Zyrih.

Andres Iniesta
Mesfushori i Barcelones, Andres Iniesta, ka pohuar se deshiron qe njeri nga shoket e tij te skuadres, Lionel Messi ose Xavi Hernandez, ta fitojne trofeun FIFA Topi i Arte, e jo superylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo. Dyshja blaugrane gjendet ne listen e ngushte prej tre lojtaresh, te cilen e ploteson Ronaldo, per cmimin prestigjioz qe do te ndahet me 9 janar ne Zyrih. “Te tre qe jane aty jane tre me te miret. Por une kam dy kolege dhe do te jem i lumtur nese fituesi eshte njeri nga ata”, ka thene spanjolli. Ai ka bere hapur zgjedhjen e tij, por fjala e fundit do te thuhet me 9 janar. Rivaliteti mes dy skuadrave Barcelona-Real Madrid tashme eshte ehe per Topin e Arte. Real Madrid shpreson qe te pakten te fitoje kete gare me Barcelonen, teksa nuk ka arritur dot qe ta munde ne fushen e lojes.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *