Home / Sport / Barce bëri për në spital Hospitaletin

Barce bëri për në spital Hospitaletin

Barcelona ka shënuar një fitore tmerrësisht të lartë kundër L’Hospitalet në Camp Nou me rezultat 9-0.

Barcelona e ka shndërruar ndeshjen në Kupën e Mbretit në një ndeshje tenisi. Skuadra katalanase ka maskaruar 9-0 modestët e Hospitalet.

Kjo ishte ndeshja e kthimit pasi ndeshjen e parë Barcelona e kishte fituar 0-1 me gol të Andres Iniesta.

Por ndeshja e djeshme, e luajtur në 22:00 në Camp Nou qëlloi fatale për miqtë të cilët nuk mundën ti rezistonin euforisë blaugrana.

Pep Guardiola pati mundësinë të aktivizonte disa lojtarë të rinj të cilët e shpërblyen duke shënuar.

Në minutën e 12 shënoi golin e parë me penallti Rodriguez. Në minutën e 19 do të vinte goli i dytë që u shënua nga Iniesta dhe në minutën e 23 shënon edhe Alcantara. Ende pa u mbyllur pjesa e parë shënoi golin e katërt Hernandez e në minutat e fundit edhe goli i pestë nga Tello. Pjesa e dytë ecën në të njëjta ritme pasi në minutën e 49 vjen goli i gjashtë që shënohet nga Cuenca. Në minutën e 55 shënon golin e shtatë Alcantara me penallti ndërsa në minutën e 64 gjen rrjetën për golin e tetë Tello sërish. Goli i fundit u shënua nga Cuenca në minutën e 81 duke vulosur këtë rezultat të rrallë.

Barcelona kalon më tej me rezultat të përgjithshëm 10:0.

Ja autorët e golave:

12′ P. Rodriguez (pen.)
19′ A. Iniesta
23′ T. Alcantara
36′ X. Hernandez
43′ C.H. Tello
49′ I. Cuenca
55′ T. Alcantara (pen.)
64′ C.H. Tello
81′ I. Cuenca

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *