Home / Lajme / Maqedoni / BDI fton PDSH-në dhe RDK-në në ‘Këshillin’ për 100 vjetorin e flamurit shqiptarë

BDI fton PDSH-në dhe RDK-në në ‘Këshillin’ për 100 vjetorin e flamurit shqiptarë

27 dhjetori-Diskutuam edhe për festimet. 100 vjetori i pavarësisë së Shqipërisë është festa e shekullit për të gjithë shqiptarët”, deklaroi kohë më parë gjatë vizitës së tij në Shkup, Sali Berisha, kryeministër i Shqipërisë.

Me iniciativë të Bashkimit Demokratik për Integrim, nesër në Tetovë do të themelohet Këshilli organizativ për shënimin e 100 vjetorit të Ditës së Flamurit. Kjo nismë është koordinuar me Tiranën dhe Prishtinën. Këshilli, siç informojnë nga BDI, do të numërojë 15 anëtarë të institucioneve të ndryshme. Ftesa për pjesëmarrje në Këshill, siç njoftojnë nga partia e Ahmetit, i është dërguar edhe partive opozitare shqiptare. Ndërkohë përfaqësues të ‘Muzeut të alfabetit’ në Manastir, ‘Muzeut të lirisë’ në Shkup, Institutit albanologjik, Lidhjes së Arsimtarëve Shqiptar, Lëvizjes ‘Zgjohu!’, dy universiteteve shqiptare USHT dhe UELJ, do të jenë pjesë e këshillit organizativ, informojnë nga BDI.
“Me iniciativë të kryeministrit të Shqipërisë Sali Berisha dhe në patronatin e kryetarit të BDI Ali Ahmeti nesër themelojmë këshillin organizativ për shënimin e 100 vjetorit të ditës së flamurit. Në këtë këshill do të marrin pjesë shumë OJQ institucione vendore si dhe kemi ftuar edhe përfaqësues të partive politike që të marrin pjesë në shënimin e asaj që ne e quajmë vit i shqiptarëve. Aktivitetet për 100 vjetorin e pavarësisë do të fillojnë që nga janari dhe do të zgjasin deri më dhjetor të vitit 2012”, deklaroi Artan Grubi, BDI.
Këtë nismë e paralajmëroi edhe kryeministri shqiptar, Sali Berisha, gjatë qëndrimit të tij në Shkup.
“Diskutuam edhe për festimet. 100 vjetori i pavarësisë së Shqipërisë është festa e shekullit për të gjithë shqiptarët”, deklaroi kohë më parë gjatë vizitës së tij në Shkup, Sali Berisha, kryeministër i Shqipërisë.
Në Shqipëri tashmë është formuar këshilli organizativ për shënimin e këtij jubileu shekullor në krye me kryeministrin shqiptar Sali Berisha, nesër themelohet në Tetovë në krye me zëvendës kryeministrin për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, Musa Xhaferi ndërsa së shpejti pritet të themelohet edhe në Prishtinë. Alsat

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *