Home / Lajme / Maqedoni / BDI-ja reagon ndaj deklaratave të liderit të PDSH-së

BDI-ja reagon ndaj deklaratave të liderit të PDSH-së

7 dhjetor-Andaj, BDI-ja shpreh keqardhje të thellë për reagimin e vrazhdë të kryetarit të PDSH-së, Menduh Thaçi, ndaj deklaratave dashamirëse të liderit Ali Ahmeti i cili përshëndeti këtë nismë të Thaçit, duke thënë që “mirë është kur njerëzit bashkohen, por keq është kur ndahen”.

Bashkimi Demokratik për Integrim dhe kryetari Ali Ahmeti publikisht kanë mirëpritur mundësinë për bashkëpunim eventual midis partive opozitare shqiptare bashkë me paralajmërimet e tyre të hapura për bashkëpunim eventual edhe me opozitën maqedonase.

Ahmeti, siç thuhet në kumtesën e partisë, deklaroi se BDI-ja përshëndet nismat për bisedime dhe bashkëpunim në mes të partive politike, në veçanti ato shqiptare, me shpresë dhe urata më të sinqerta që ato mos të bashkohen për t’u ndarë.

Këtë vullnet të mirë për të promovuar dialogun ndërpartiak, Bashkimi Demokratik për Integrim dhe lideri Ali Ahmeti e kanë dëshmuar shumë herë në të kaluarën, përfshirë edhe rastin e fundit me nënshkrimin e deklaratës për zgjedhje fer dhe demokratike me Partinë Demokratike Shqiptare.

Andaj, BDI-ja shpreh keqardhje të thellë për reagimin e vrazhdë të kryetarit të PDSH-së, Menduh Thaçi, ndaj deklaratave dashamirëse të liderit Ali Ahmeti i cili përshëndeti këtë nismë të Thaçit, duke thënë që “mirë është kur njerëzit bashkohen, por keq është kur ndahen”.

“Unë i përshëndes bisedimet, i përshëndes negociatat, përshendes punën që ata mund ta bëjnë bashkarisht, por uroj të qëndrojnë bashkë dhe mos të bashkohen për t’u ndarë”, thotë Ahmeti.

BDI-ja, thuhet në kumtesë, si parti e cila që nga themelimi i vet e deri më sot ushtron legjitimitetin e plotë dhe të pakontestueshëm të shqiptarëve në Maqedoni, fton partitë më të vogla shqiptare që të luajnë rolin e opozitës konstruktive dhe të propozojnë projekte konkrete me të cilat do të përmirësohen edhe mëtej kushtet e jetesës për qytetarët tanë. BDI zotohet se do t’i shqyrtojë këto propozime dhe do t’i merr parasysh duke i vlerësuar për të vërtetuar cilësinë e tyre.

“Bashkimi Demokratik për Integrim tradicionalisht ka treguar respekt dhe përkujdesje për partitë e vogla, por njëkohësisht pret që edhe institucionet e vetme të drejtuara nga këto parti opozitare, komuna e Tetovës dhe e Gostivarit, të pranojnë dorën e shtruar nga partia më e madhe dhe kritikat dashamirësë për të përmirësuar jetën e qytetarëve në këto dy komuna, sepse në këtë mënyrë nuk do të bëjnë gabime si ai kur drejtuesit e këtyre dy komunave nuk vendosën flamurin kombëtar dhe nuk festuan me qytetarët e tyre dhe të gjithë shqiptarët me rastin e 99 vjetorit të Ditës së Flamurit dhe të Pavarësisë”, thuhet në reagimin e BDI-së.

Ndërkohë që kreu i PDSH-së Menduh Thaçi, tha se Ali Ahmeti duhet më shumë që të merret me Greuvskin se sa me opozitën.“Mendoj se qëndrimi i zotit Ahmeti është hipokrit. I nxjer funksionarët tjerë që të shajnë dhe fyejnë mundëinë e marrëveshjes mes meje dhe zotit Osmani, ndërsa vetë bëhet si engjëll. Mendoj se BDI-ja duhet me tepër të merret me Gruevskin, VMRO-në, qeverinë dhe ta kryejë obligimin për të cilin ka marrë votën dhe mandatin prej shqiptarëve dhe jo të meret me opozitën”, tha Thaçi. Kohëve të fundit janë shtuar zërat se Rilindja Demokratike e Rufi Osmanit, do të përkrah kandidatin e PDSH-së Xhevxhet Fejzullahu, për kryetar komune në Saraj. Zyratarisht ende nuk ka asnjë qëndrim nga asnjëra parti.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *