Home / Lajme / Maqedoni / BDI komenton marrëveshjen Thaçi-Osmani

BDI komenton marrëveshjen Thaçi-Osmani

14 dhjetor-“BDI gjithmonë ka pasur qëndrimin se është për një opozite serioze të konsoliduar dhe konstruktive me të cilën do të debatojë seriozisht dhe me argumente për çështjet e interesit te shqiptarëve në Maqedoni, por edhe që do të jetë korrektori i punës të cilën BDI e bën ne Qeveri, mirëpo sa kjo do te jetë e mundshme dhe sa do te ndodh do të tregojë koha”, ka thënë zëdhënësi i BDI-së Bujar Osmani.

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), ka komentuar sot marrëveshjen e arritur mes Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH) dhe Rilindjes Demokratike Kombëtare (RDK), respektivisht liderëve Menduh Thaçi e Rufi Osmani.

“BDI gjithmonë ka pasur qëndrimin se është për një opozite serioze të konsoliduar dhe konstruktive me të cilën do të debatojë seriozisht dhe me argumente për çështjet e interesit te shqiptarëve në Maqedoni, por edhe që do të jetë korrektori i punës të cilën BDI e bën ne Qeveri, mirëpo sa kjo do te jetë e mundshme dhe sa do te ndodh do të tregojë koha”, ka thënë zëdhënësi i BDI-së Bujar Osmani.

Madje, sipas Osmanit, BDI ka mbështetje të fuqishme në komunën e Sarajit, pas vetes ka lënë punë të rëndësishme për banorët e kësaj komune dhe siç shton, “kemi dal me program serioz të zgjedhor”.

“Banorët e kanë mirëpritur ofertën tonë dhe asnjë pazarllëk nuk mund ta mposhtë vullnetin e popullit”, ka thënë zëdhënësi i BDI-së Osmani. Ndryshe, një ditë më parë Thaçi e Osmani finalizuan marrëveshjen për bashkëpunim qoftë kjo në zgjedhjet e tanishme në Saraj po dhe ato lokale në vitin 2013.(zhurnal)

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *