Home / Lajme / Maqedoni / BDI promovoi kandidatin në Saraj

BDI promovoi kandidatin në Saraj

1 dhjetor- Para të pranishmëve në Konventë kandidati Bekim Murati shpalosi prioritetet që janë pjesë e programit të tij parazgjedhor. Në këtë kontekst u potencua ndërtimi i Shkollës së mesme në këtë komunë deri në përfundim të mandatit, përfundimi i çerdhes deri në fund të vitit 2012, hapja e çerdhes së re në Kondovë, finalizimi i urës në Saraj.

Mbrëmë në Saraj është mbajtur Konventa promovuese e kandidatit të Bashkimit Demokratik për Integrim për këtë komunë, Bekim Murati. Para të pranishmëve në Konventë kandidati Bekim Murati shpalosi prioritetet që janë pjesë e programit të tij parazgjedhor. Në këtë kontekst u potencua ndërtimi i Shkollës së mesme në këtë komunë deri në përfundim të mandatit, përfundimi i çerdhes deri në fund të vitit 2012, hapja e çerdhes së re në Kondovë, finalizimi i urës në Saraj. Kandidati Bekim Murati si pjesë e këtij programi ka përmenduar edhe projekte të rëndësishme të sferës së infrastrukturës rrugore, ku u nënvizua se çdo vendbanim në kuadër të Komunës së Sarajit do të jetë i përfshirë me një projekt të këtillë varësisht nga nevojat. Gjithashtu zhvillimi ekonomik lokal është nënvizuar si segment kryesor për tërheqjen e investimeve të huaja. Në këtë drejtim komuna e Sarajit punon në hartimin e planeve hapsinore për ndarjen e tokave shtetërore që do mund të shfrytëzohen për zhvillim të mëtejshëm, ka theksuar Murati. Ndërkaq para të pranishmëve u drejtua edhe kryetari i partisë Ali Ahmeti i cili theksoi se partia e tij zgjedhjet, fitoret që ka bërë nëpër beteja politike nuk i llogaritë si privilegjë, por i llogaritë si përgjegjësi. “Ne po avancohemi dhe po forcohemi konform rethanave politike dhe konform situatave me të cilat përballemi”-theksoi Ahmeti. Lidhur me çështjet reth flamurit kombëtar shtoi se kanë arritur të kthejnë sërish përdorimin e flamurit në suaza shtetërore, pas një abrogimi që i është bërë më parë, “nuk ka shqiptarë që mundet ta zvoglojë, as ta zmadhoje flamurin kombtarë shqiptarë ai është i përcaktuar me Kushtetutën e Shqipërisë dhe me dekretin e presidentit të Shqipërisë dhe ai është një më një e dyzet”, theksoi Ali Ahmeti.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *