Home / Lajme / Rajon / BE me tri kushte për Serbinë

BE me tri kushte për Serbinë

9 dhjetor-Nëse nuk përmbushen këto kërkesa, as marsi nuk është datë e sigurt për dhënien e statusit.
“Kjo nuk do të ndodhë nëse prapë gjuajnë në ushtarët gjermanë”, ka thënë një zyrtar i lart i BE-së.

Gjermania – me mbështetjen e Austrisë, Danimarkës, Finlandës dhe Britanisë së Madhe – thotë se marrëveshjet me Kosovën janë të pakta dhe të vonshme, sepse vijnë pasi serbët kanë sulmuar dhe lënduar javën e kaluar ushtarët austriakë dhe gjermanë.
Udhëheqësit e Bashkimit Evropian do t’ia japin Serbisë statusin e kandidatit për anëtarësim në mars 2012, me kushtin që të përshpejtohen bisedimet me Kosovën.

“Liderët e BE-së do të kërkojnë më shumë përparime në bisedimet midis Beogradit dhe Prishtinës”, thuhet në konkluzat e samitit të sotshëm, të cilin e transmeton EUobserver.

Tri “nëse”-t e cekura në konkluzione kanë të bëjnë me implementimin me vullnet të mirë të marrëveshjeve për doganat, bashkëpunimin gjithëpërfshirës rajonal, dhe lejimin e trupave të NATO-s dhe policisë së BE-së për ta zbatuar mandatin në veri të Kosovës.

Nëse nuk përmbushen këto kërkesa, as marsi nuk është datë e sigurt për dhënien e statusit.

“Kjo nuk do të ndodhë nëse prapë gjuajnë në ushtarët gjermanë”, ka thënë një zyrtar i lart i BE-së.

Shefi i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, ka thënë herët këtë javë se Serbia duhet ta marrë statusin gjatë këtij viti. Por, një zyrtar i lartë i NATO-s, në të njëjtën konferencë në Bruksel ka thënë se njerëzit nuk i besojnë linjës së Serbisë se nuk i kontrollon militantët në veri të Kosovës.

“Ne e mirëpresim ftesën e presidentit Tadic që serbët të largojnë barrikadat dhe duam të shohim se kjo po ndodhë. Serbia ka ende lidhje me këtë pjesë të botës, dhe ne do ta çmonim shumë ndihmën e saj për ta kthyer lirinë e lëvizjes”, ka thënë ky zyrtar. /Telegrafi/

Gjithashtu lexo

Një polic turk është vrarë nga luftëtari i SHI-së në stacionin policor në Stamboll

Një polic turk mbrëmë është goditur me thikë për vdekje në stacionin policor në Stamboll …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *