Home / Lajme / Maqedoni / Bekim Murati zyrtarishtkryetar i Komunës së Sarajit

Bekim Murati zyrtarishtkryetar i Komunës së Sarajit

29 dhjetor-Ashtu siç kam paraparë në programin tim zgjedhor, dy shtyllat kryesore deri në përfundim të këtij mandati janë infrastruktura, e dimë që vendbanimet e komunës së Sarajit kanë nevojë për infrastrukturë, por megjithatë prioritet kryesor do të jetë edhe zhvillimi ekonomik lokal”, deklaroi Bekim Murati, kryetar i Komunës së Saraj

Komuna e Sarajit prej sot është me kryetar të ri. Bekim Murati i cili fitoi në zgjedhjet për kryetar komuna sot edhe zyrtarisht mori çertifikatën për zgjedhjen e tij në këtë post.
Në takimin e parë me gazetarët dhe punonjësit komunal Murati premtoi, realizimin e premtimeve parazgjedhore ndërsa veçoi realizimin e projekteve në infrastrukturë dhe përmirësimin e gjendjes ekonomike.
“Do të vazhdojmë projektet te cilët kanë mbet.
Ashtu siç kam paraparë në programin tim zgjedhor, dy shtyllat kryesore deri në përfundim të këtij mandati janë infrastruktura, e dimë që vendbanimet e komunës së Sarajit kanë nevojë për infrastrukturë, por megjithatë prioritet kryesor do të jetë edhe zhvillimi ekonomik lokal”, deklaroi Bekim Murati, kryetar i Komunës së Saraj

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *